-
Mbajtësit e dritës—Për çfarë qëllimi?Kulla e Rojës—1993 | 1 Korrik
-
-
Ai që është dhënë «si dritë e kombeve»
6. Çfarë perspektive të shkëlqyer ka vënë para nesh Jehovai, nëpërmjet Jezu Krishtit?
6 Përpara se Adami dhe Eva të përjashtoheshin nga Parajsa, Jehovai paratha një «farë» që do të ishte çliruesi i atyre që duan drejtësinë. (Zanafilla 3:15) Pasi kjo Farë e premtuar lindi si njeri, Jehovai bëri që Simeoni i moshuar, në tempullin e Jeruzalemit, ta identifikonte si «dritë për të ndriturit’ e kombevet.» (Luka 2:29-32, BK) Nëpërmjet sakrificës së jetës së përsosur njerëzore të Jezuit, njerëzit mund të liroheshin nga dënimi që rridhte prej mëkatit. (Gjonit 3:36) Në harmoni me vullnetin e Jehovait, tani ata mund të shpresonin për të marrë jetën e përhershme në përsosmëri, si pjesëtarë të Mbretërisë qiellore ose si nënshtetas në një tokë parajsore. Sa masë e mrekullueshme që është!
7. Përse na mbushin me shpresë premtimet e Isaisë 42:1-4 dhe përmbushja e tyre në shekullin e parë?
7 Vetë Jezu Krishti është garancia për përmbushjen e këtyre perspektivave të shkëlqyeshme. Në lidhje me shërimet e kryera nga Jezui mbi njerëzit e sëmurë, apostull Mateu zbatoi tek ai fjalët e Isaisë 42:1-4, që pjesërisht thotë: «Ja shërbëtori im që e sgjodha, i-dashuri im, që e pëlqeu shpirti im; do të vë Frymënë t’ime mb’atë, edhe do të dëftenjë gjyq mbë kombet.» A nuk kanë nevojë për këtë gjë njerëzit e të gjitha kombeve? Profecia vazhdon: «Nukë dotë bënjë fjalë, as nukë dotë bërtasë; as nukë dotë dëgjonjë ndonjë zën’ e ati ndëpër rrugat. Kallam të-shtypurë nukë dotë shqyenjë, edhe li që nxjerr tym nukë do të shuanjë.» Në harmoni me këtë, Jezui nuk i trajtoi keq njerëzit që ishin tashmë të pikëlluar. Ai tregoi mëshirë për ta, i mësoi mbi qëllimet e Jehovait dhe i shëroi ata.z—Mateu 12:15-21, BK.
8. Në ç’kuptim Jehovai e ka dhënë Jezuin «si një besëlidhje për popullin» dhe «si dritë e kombeve»?
8 Autori i kësaj profecie i drejtohet Shërbëtorit të tij, Jezuit: «Vetë unë, Jehovai, të kam thirrur në drejtësi e të merrja për dore. Dhe do të të shpëtoj dhe do të të jap si një besëlidhje për popujt, si dritë të kombeve, që të hapësh sytë e verbër, që të nxjerrësh nga biruca të burgosurin, jasht nga shtëpia e ndalimit ata që rrinë në errësirë.» (Isaia 42:6, 7) Po, Jehovai e ka dhënë Jezu Krishtin si një besëlidhje, si një garanci solemne të premtuar. Sa inkurajuese! Kur ishte në tokë, Jezui tregoi një interesim të vërtetë për njerëzimin; dha edhe jetën e tij për njerëzimin. Jehovai ia ka besuar atij sundimin e mbarë kombeve. S’duhet të habitemi që Jehovai i referohet atij si dritë e kombeve. Vetë Jezui tha: «Unë jam drita e botës.»—Gjonit 8:12.
9. Përse Jezui nuk iu dedikua përmirësimit të sistemit të atëhershëm ekzistues të gjërave?
9 Për çfarë qëllimi Jezui shërbeu si dritë e botës? Pa dyshim, jo për ndonjë qëllim botëror apo materialist. Ai nuk pranoi të provonte për të ndrequr sistemin politik ekzistues dhe nuk pranoi mbretëri nga njerëzit apo nga Satanai, qeveritari i botës. (Luka 4:5-8; Gjonit 6:15; 14:30) Jezui tregoi dhembshuri të madhe për të pikëlluarit dhe i lehtësoi ata në mënyrë të tillë, që për të tjerët do të ishte e pamundur. Por ai e dinte se nuk mund të kishte asnjë lehtësim të qëndrueshëm në një shoqëri njerëzore që gjendej nën dënimin hyjnor, për shkak të mëkatit dhe që manipulohej nga forca të liga të padukshme frymore. Me mendjehollësi hyjnore, Jezui e përqëndroi gjithë jetën e tij në kryerjen e vullnetit të Perëndisë.z—Hebrenjve 10:7.
10. Në ç’mënyrë dhe për ç’qëllim Jezui shërbeu si dritë e botës?
10 Pra, në ç’mënyrë dhe për ç’qëllim shërbeu Jezui si dritë e botës? U dedikua në predikimin e lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë. (Luka 4:43; Gjonit 18:37) Veç kësaj, duke dëshmuar për të vërtetën në lidhje me qëllimin e Jehovait, Jezui lavdëroi emrin e Atit të tij qiellor. (Gjonit 17:4, 6) Për më tepër, si dritë e botës, Jezui zbuloi falsitetin fetar dhe u dha kështu lirinë frymore atyre që jetonin në skllavërinë fetare. Zbuloi Satanain, si manipuluesin e padukshëm të atyre që lejojnë të përdoren prej tij. Gjithashtu, Jezui tregoi qartë se cilat ishin punët që i përkasin errësirës. (Mateu 15:3-9; Gjonit 3:19-21; 8:44) Tregoi në mënyrë të dukshme se ishte drita e botës, duke dhënë si shpërblim jetën e tij të përsosur njerëzore dhe duke u hapur kështu, atyre që ushtrojnë besim në këtë masë, rrugën për të arritur faljen e mëkateve, një lidhje të miratuar me Perëndinë dhe perspektivën e jetës së përhershme, si pjesë e familjes universale të Jehovait. (Mateu 20:28; Gjonit 3:16) Së fundi, duke mbajtur një devotshmëri të shenjtë të përsosur gjatë gjithë jetës, Jezui mbështeti sovranitetin e Jehovait dhe provoi se Djalli është një gënjeshtar, duke u dhënë kështu, atyre që e duan drejtësinë, mundësinë për të marrë bekime të përhershme. Por, a ishte Jezui i vetmi mbajtës i dritës?
-
-
Mbajtësit e dritës—Për çfarë qëllimi?Kulla e Rojës—1993 | 1 Korrik
-
-
Me ndihmën e frymës së shenjtë, Pavli e kuptoi se ç’do të thoshte kjo. E kuptoi, pra, se profecia e Isaisë 42:6, që përmbushet drejtpërdrejt tek Jezu Krishti, është edhe një urdhër i hapur që u drejtohet të gjithë atyre që ushtrojnë besim tek Krishti. Prandaj, duke cituar Isaian, tek Veprat 13:47 Pavli thotë: «Jehovai na ka dhënë këtë urdhër me këto fjalë: “Të kam emëruar si dritë e kombeve, që të jesh shpëtim deri në skajet e fundme të tokës.»
-