-
«Një kohë miratimi»Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
Duke shërbyer si zëdhënësi i Jehovait, Isaia vazhdon: «A mundet një grua ta harrojë foshnjën e saj të gjirit e të mos ndiejë keqardhje për birin e barkut të saj? Këto gra edhe mund të harrojnë, por unë nuk do të të harroj.» (Isaia 49:15) Ç’përgjigje e dashur nga Jehovai! Dashuria e Perëndisë për popullin e tij është më e madhe sesa dashuria e një nëne për fëmijën e saj.
-
-
«Një kohë miratimi»Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
23. Si u dha zemër Pavli të krishterëve, që të kishin besim se Jehovai nuk do t’i harrojë?
23 Në letrën e tij drejtuar galatasve, apostulli Pavël u bëri thirrje të krishterëve: «Le të mos dorëzohemi duke bërë atë që është e shkëlqyer, sepse në stinën e duhur do të korrim, nëse nuk lodhemi.» (Galatasve 6:9) Hebrenjve ai u shkroi këto fjalë që të japin zemër: «Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që treguat për emrin e tij.» (Hebrenjve 6:10) Nuk duhet të mendojmë kurrë se Jehovai e ka harruar popullin e tij. Ashtu si Sioni i lashtë, të krishterët kanë arsye të vlefshme për të gëzuar dhe për të pritur me durim Jehovain. Ai u qëndron besnik kushteve dhe premtimeve të besëlidhjes së tij.
-