A të kujtohet?
A u ke kushtuar vëmendje të kujdesshme numrave të fundit të revistës Kulla e Rojës? Nëse po, do të ishte interesante për ty të kujtoje gjërat që vijojnë:
◻ Si e kanë ndjekur shumë çifte të martuara sot shembullin e shkëlqyer të lënë nga Akuila dhe Prishila?
Akuila dhe Prishila shërbyen në disa kongregacione të ndryshme. Ngjashëm tyre, shumë të krishterë në ditët e sotme e kanë vënë veten në dispozicion, për t’u transferuar atje ku nevoja është më e madhe. Përveç kësaj, ata kanë përjetuar gëzim dhe kënaqësi, duke parë të rriten interesat e Mbretërisë dhe duke qenë në gjendje të kultivojnë miqësi të çmuara të krishtere.—15/12, faqe 24.
◻ Cila është pikëpamja e Biblës për pijet alkoolike?
Pikëpamja e Biblës për pijet alkoolike është e ekuilibruar. Nga njëra anë, Bibla thotë se vera është një dhuratë nga Perëndia. (Psalmi 104:1, 15) Nga ana tjetër, ato dënojnë teprimin në të pirë. (Luka 21:34; 1. Timoteut 3:8; Titit 2:3; 1. Pjetrit 4:3)—15/12, faqe 27.
◻ Cila është një veçori domethënëse e librit biblik të Hageut?
Megjithëse libri i Hageut përbëhet vetëm prej 38 vargjesh, emri i Perëndisë është përdorur 35 herë. Kjo profeci tingëllon si e pajetë, kur emri i Jehovait zëvendësohet nga titulli «Zot».—1/1, faqe 6.
◻ Çfarë mësimi mund të nxirret nga mëkatet e Davidit dhe të Manaseut?
Pavarësisht se Jehovai e fali Davidin dhe Manaseun, këtyre burrave dhe Izraelit bashkë me ta, iu desh të jetonin me pasojat e veprave të tyre mëkatare. (2. Samuelit 12:11, 12; Jeremia 15:3-5) Në mënyrë të ngjashme, kur Jehovai fal sot mëkatarët e penduar, mund të ketë pasoja nga veprimet e tyre që nuk mund të shmangen.—1/1, faqe 27.
◻ Në ç’mënyrë janë «të bukura» «këmbët e atyre që shpallin lajmin e mirë» të Mbretërisë së Perëndisë? (Isaia 52:7)
Janë këmbët që normalisht zhvendosin një person, ndërsa del për t’u predikuar të tjerëve. Këto këmbë paraqesin në të vërtetë personin. Prandaj, për shumë persona që e dëgjojnë dhe i përgjigjen pozitivisht lajmit të mirë të Mbretërisë, këmbët e këtyre lajmëtarëve, janë vërtet një pamje e bukur.—15/1, faqe 13.
◻ Cila është vepra e dyfishtë që përfshihet në «shpalljen e lajmit të mirë»? (1. Korintasve 9:16)
Së pari, ne duhet të shpallim lajmin e mirë të Mbretërisë. Aspekti i dytë i kësaj vepre përfshin mësimin e atyre që i përgjigjen pozitivisht shpalljes së Mbretërisë.—15/1, faqe 23.
◻ Çfarë dobish personale vijnë nga këndimi i këngëve të Mbretërisë në mbledhjet e kongregacionit?
Këndimi na jep mundësi për të shprehur ndjenjat tona për Krijuesin. (Psalmi 149:1, 3) Këndimi me gjithë zemër në kongregacion, mund të na vërë në një gjendje të përshtatshme mendore dhe shpirtërore për programin që vjen më pas. Ai mund të na nxisë për një pjesëmarrje më të madhe në adhurimin e Jehovait.—1/2, faqe 28.
◻ Si mund të thuhet se dita e vdekjes është më e mirë se dita e lindjes? (Eklisiastiu 7:1, BR)
Dita e vdekjes mund të jetë më e mirë se dita e lindjes së një personi, nëse ai ka ndërtuar që nga ajo kohë një emër të mirë pranë Jehovait, i cili mund të ringjallë personat besimplotë që vdesin. (Gjoni 11:25)—15/2, faqe 12.
◻ Përse duhet të na ndihmojë personalisht libri i Eklisiastiut?
Ai mund të ndihmojë secilin prej nesh, për të vënë në vijë të drejtë botëkuptimin tonë për jetën dhe për atë se ku duhet të përqendrohemi. (Eklisiastiu 7:2, BR; 2. Timoteut 3:16, 17)—15/2, faqe 16.
◻ A janë Dëshmitarët e Jehovait fondamentalistë?
Jo. Ndërkohë që kanë bindje të forta fetare, ata nuk janë fondamentalistë në kuptimin që përdoret termi. Ata nuk përdorin demonstratat dhe dhunën kundër atyre, me të cilët kanë mospajtime. Ata imitojnë Udhëheqësin e tyre, Jezu Krishtin.—1/3, faqe 6.
◻ Çfarë ndikimi ka mbi të krishterët, mosditja e kohës së saktë të ardhjes së Jezuit, për të ekzekutuar hakmarrjen e Perëndisë?
Kjo priret t’i mbajë të krishterët vigjilentë dhe u jep atyre mundësi të përditshme, për të provuar se i shërbejnë Jehovait me motive joegoiste.—1/3, faqe 13.
◻ Çfarë duhet të mbajmë parasysh para se të ndërmarrim veprime ligjore, kundër një vëllai që mund të na ketë mashtruar?
Duhet të mbajmë parasysh ndikimet e mundshme mbi ne personalisht, mbi të tjerët që janë të përfshirë, mbi kongregacionin dhe mbi të jashtmit. (1. Korintasve 6:7)—15/3, faqe 20.
◻ Si mund të arrihet lumturia e vërtetë?
Lumturia e vërtetë është një gjendje zemre, e bazuar në besimin e vërtetë dhe në një marrëdhënie të mirë me Jehovain. (Mateu 5:3)—15/3, faqe 23.
◻ Çfarë duhet të bëjë një i krishterë, kur i kërkohet të marrë pjesë në një trup gjykues?
Çdo i krishterë që përballohet me marrjen pjesë në një trup gjykues, duhet të përcaktojë se çfarë rruge do të ndjekë, duke u bazuar në kuptueshmërinë e tij të Biblës dhe në ndërgjegjen e vetë atij. (Galatasve 6:5)—1/4, faqe 29.