-
Të huaj të mbledhur në shtëpinë e lutjes të PerëndisëProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
‘Ejani! Më lini të marr pak verë dhe le të pimë pije dehëse deri sa të mos mbajmë. Dhe e nesërmja do të jetë, me siguri, tamam si e sotmja, madhështore në një masë shumë më të madhe.’»—Isaia 56:10-12.
-
-
Të huaj të mbledhur në shtëpinë e lutjes të PerëndisëProfecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin II
-
-
jepen me tepri pas pijeve dehëse dhe i nxitin edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Kaq të pavetëdijshëm janë për gjykimin e afërt që do të vijë nga Perëndia, saqë u thonë njerëzve se gjërat do të shkojnë shkëlqyeshëm.
22. Në ç’mënyrë udhëheqësit fetarë të kohës së Jezuit janë si ata të Judës së lashtë?
22 Diku më parë në profecinë e tij Isaia ka përdorur një gjuhë figurative të ngjashme për të përshkruar udhëheqësit jobesnikë fetarë të Judës, të cilët ishin të dehur frymësisht, të përgjumur dhe pa kuptueshmëri. Ata i ngarkonin njerëzit me tradita njerëzore, u thoshin gënjeshtra fetare dhe mbështeteshin në ndihmën e Asirisë në vend që t’i drejtoheshin Perëndisë. (2 Mbretërve 16:5-9; Isaia 29:1, 9-14) Në mënyrë të qartë, ata nuk kanë nxjerrë asnjë mësim. Mjerisht, i njëjti lloj udhëheqësish ekzistonte edhe në shekullin e parë. Në vend që të përqafonin lajmin e mirë që u solli vetë Biri i Perëndisë, ata e hodhën poshtë Jezuin dhe komplotuan për ta vrarë. Jezui i quajti haptazi «udhërrëfyes të verbër», duke shtuar se nëse «një i verbër drejton një të verbër, të dy do të bien në gropë».—Mateu 15:14.
-