-
Baruku—Sekretari besnik i JeremisëKulla e Rojës—2006 | 15 Gusht
-
-
Mos kërko «gjëra të mëdha»
Gjatë kohës që po shkruante rrotullën e parë, Baruku kaloi një periudhë stresuese. Ai thirri: «Mjerë unë, sepse Jehovai i ka shtuar hidhërim dhembjes sime! Jam lodhur nga psherëtimat e mia dhe nuk kam gjetur një vend prehjeje.» Cili ishte shkaku i kësaj gjendjeje të vështirë?—Jeremia 45:1-3.
Nuk na jepet një përgjigje e drejtpërdrejtë. Por të përpiqemi ta përfytyrojmë gjendjen e Barukut. Duke pasur parasysh që populli i Izraelit dhe i Judës kishte 23 vjet që merrte paralajmërime, kuptohet që apostazia e tyre dhe rebelimi ndaj Jehovait duhej të ishin bërë mjaft të dukshme. Vendimi i Jehovait për të shkatërruar Jerusalemin e Judën dhe për ta çuar kombin në mërgim për 70 vjet në Babiloni—lajm që Jehovai e zbuloi në të njëjtin vit që Baruku shkroi rrotullën e parë, e ndoshta edhe e përfshiu në rrotull—duhet ta ketë tronditur Barukun. (Jeremia 25:1-11) Për më tepër, duke e përkrahur me vendosmëri Jereminë gjatë kësaj kohe kritike, Baruku po vinte në rrezik pozitën dhe karrierën e tij.
Cilido që të ishte shkaku, vetë Jehovai ndërhyri për të ndihmuar Barukun që të mbante parasysh gjykimin që po afronte. «Atë që kam ndërtuar, do ta shemb, dhe atë që kam mbjellë, do ta shkul, po, gjithë vendin»,—tha Jehovai. Pastaj e këshilloi Barukun: «Por ti kërkon gjëra të mëdha për veten. Mos kërko!»—Jeremia 45:4, 5.
Jehovai nuk tha se çfarë ishin konkretisht këto «gjëra të mëdha», por Baruku duhej ta ketë ditur nëse ishte ambicia, fama a pasuria. Jehovai e këshilloi të ishte realist e të mos harronte se çfarë e priste: «Unë do të sjell një gjëmë mbi çdo mish, . . . kurse ty do të të jap si plaçkë shpirtin tënd në gjithë vendet ku do të shkosh.» Pasuria më e çmuar e Barukut, jeta e tij, do të ruhej, kudo që ai të shkonte.—Jeremia 45:5.
-
-
Baruku—Sekretari besnik i JeremisëKulla e Rojës—2006 | 15 Gusht
-
-
Kur i kujtuan të mbante parasysh se në ditët e fundit të Judës nuk kishte kohë për të kërkuar «gjëra të mëdha» për vete, Baruku reagoi mirë, pasi e fitoi vërtet si plaçkë shpirtin. Është e arsyeshme që edhe ne ta zbatojmë këtë këshillë, meqë ashtu si Baruku, jetojmë në ditët e fundit të këtij sistemi. Jehovai na premton të njëjtën gjë—do të na shpëtojë jetën. A do të reagojmë ndaj përkujtuesve të tillë siç bëri Baruku?
-