-
«Ky është ligji i tempullit»Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
-
-
Mësime për ne sot
13, 14. (a) Si e dimë që vegimi i Ezekielit për tempullin ka një përmbushje edhe për ne sot? (b) Në cilat mënyra na sjell dobi vegimi i Ezekielit? (Shih edhe kutinë 13A «Tempuj të ndryshëm, mësime të ndryshme».)
13 Pse mund të jemi të bindur se vegimi i Ezekielit vlen edhe për ne sot? Sill ndër mend ngjashmëritë mes vegimit të Ezekielit për shtëpinë e shenjtë të Perëndisë «në një mal shumë të lartë» dhe profecisë së Isaisë që «mali i shtëpisë së Jehovait» ‘do të lartësohej patundshmërisht mbi majat e maleve’. Isaia na tregon qartë se profecia e tij do të përmbushej «në ditët e fundit», ose «në pjesën e fundit të ditëve». (Ezek. 40:2; Isa. 2:2-4; shën.; shih edhe Mikenë 4:1-4.) Këto profeci po përmbushen në ditët e fundit, sidomos që nga viti 1919 kur adhurimi i pastër nisi të rivendosej e të lartësohej, si të thuash, mbi një mal të lartë.b
14 S’ka dyshim se vegimi i Ezekielit vlen për adhurimin e pastër sot. Njësoj si për të mërguarit judenj në të kaluarën, vegimi na sjell dobi edhe neve në dy mënyra. (1) Na tregon praktikisht si t’i përkrahim standardet e Jehovait për adhurimin e pastër. (2) Garanton rivendosjen e adhurimit të pastër dhe bekimet e Jehovait.
-
-
Mësime nga vegimi i Ezekielit për tempullinJehovai rivendos adhurimin e pastër!
-
-
Adhurimi i pastër i lartësuar dhe i mbrojtur
Tempulli në vegim është ngritur «në një mal shumë të lartë» (1). A e kemi lartësuar adhurimin e pastër duke i dhënë vendin e parë në jetën tonë?
-