Ruhuni nga çdo formë e idhujtarisë
«Çfarë lidhje ka mes tempullit të Perëndisë dhe idhujve?»—2. KORINTASVE 6:16, NW.
1. Çfarë përfaqësonin tenda e adhurimit dhe tempujt e Izraelit?
JEHOVAI ka një tempull në të cilin nuk ndodhen idhuj. Ai qe i përfaqësuar nga tenda e adhurimit të Izraelit, e ndërtuar nga Moisiu dhe nga tempujt e mëtejshëm, të ndërtuar në Jeruzalem. Ato struktura përfaqësonin «tendën e vërtetë», tempullin e madh frymor të Jehovait. (Hebrenjve 8:1-5) Ai tempull është rregulli për t’iu afruar Perëndisë në adhurim, mbi bazën e flijimit shpërblerës të Krishtit Jezu.—Hebrenjve 9:2-10, 23.
2. Kush janë ata që bëhen kollona të tempullit të madh frymor të Perëndisë dhe çfarë pozicioni zë shumica e madhe?
2 Çdo i krishter i mirosur bëhet një «kollonë e tempullit» të Perëndisë, duke marrë një vend në qiell. Një «shumicë e madhe» e adhuruesve të tjerë të Jehovait i «bën Perëndisë shërbim të shenjtë», në atë mënyrë që qe paraqitur nga kopshti i johebrenjve të tempullit të rindërtuar nga Herodi. Falë besimit në flijimin e Jezuit, ata i gëzohen një gjendjeje të drejtë që u lejon atyre të ruhen në jetë nga «mjerimi i madh».—Zbulesa 3:12; 7:9-15.
3, 4. Me çfarë është i krahasuar kongregacioni i të krishterëve të mirosur mbi tokë dhe nga cila njollosje duhet të shmanget?
3 Kongregacioni i të krishterëve të mirosur në tokë është krahasuar në mënyrë figurative me një tempull tjetër, të shmangur nga idhujtaria. Këtyre «të vulosurve me frymë të shenjtë» apostulli Pavël u tha: «Keni qenë të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, ndërsa vetë Krishti Jezu është guri i këndit. E tërë ndërtesa e bërë njësh me të, duke qenë e lidhur në mënyrë të harmonishme, rritet në një tempull të shenjtë të Jehovait. Të bërë njësh me të, edhe ju jeni ndërtuar së bashku, për të qenë një vend ku Perëndia të banojë me anë të frymës.» (Efesianëve 1:13; 2:20-22, NW) Këta 144.000 të vulosur janë «gurë të gjallë», të ndërtuar në mënyrë që të formojnë «një shtëpi frymore në dukje të një priftërie të shenjtë».—1. Pjetrit 2:5; Zbulesa 7:4; 14:1, NW.
4 Duke qenë se këta nënpriftërinj janë «ndërtesa e Perëndisë», ai nuk lejon që ky tempull të njolloset. (1. Korintasve 3:9, 16, 17) «Mos rrini në të njëjtën zgjedhë me të pabesët», paralajmëroi Pavli. «Sepse çfarë lidhje ka drejtësia me paligjshmërinë? Ose çfarë marrëdhënie ka drita me errësirën? Përveç kësaj, çfarë harmonie ekziston mes Krishtit dhe Belialit? Ose ç’pjesë ka besniku me të pabesin? Dhe çfarë lidhje ka mes tempullit të Perëndisë dhe idhujve?» Të krishterët e mirosur që i përkasin «Jehovait të Gjithëpushtetshëm», nuk duhet të njollosen me idhujtari. (2. Korintasve 6:14-18, NW) Edhe përbërësit e shumicës së madhe duhet të shmangin çdo formë të idhujtarisë.
5. Çfarë bëjnë të krishterët e vërtetë duke ditur se Jehovai meriton devotshmëri të veçantë?
5 Disa forma të idhujtarisë janë të dukshme, ndërsa disa të tjera më të holla. Jo, idhujtaria nuk kufizohet në adhurimin e perëndive dhe perëndeshave të rreme. Idhujtari është adhurimi i çfarëdo gjëje ose personi, me përjashtim të Jehovait. Si Sovran i universit, ai kërkon devotshmëri të veçantë dhe ka çdo të drejtë për këtë. (Të Dalët 4:24) Duke ditur këtë, të krishterët e vërtetë i vënë veshin paralajmërimeve biblike kundër çdo forme të idhujtarisë. (1. Korintasve 10:7) Le të konsiderojmë disa forma të idhujtarisë që shërbëtorët e Jehovait duhet të shmangin.
E parashikuar idhujtaria e krishtërimit
6. Çfarë gjërash të urryera pa Ezekieli në një vizion?
6 Në vitin 612 p.e.s., profeti Ezekiel pa në një vizion disa gjëra të urryera, të praktikuara nga apostatët judenj në tempullin e Jehovait, në Jeruzalem. Ezekieli pa një «simbol të xhelozisë». U panë shtatëdhjetë pleq që ofronin temjan në tempull. U panë gra që qanin mbi një perëndi të rreme. Gjithashtu ndodheshin 25 burra që adhuronin diellin. Çfarë nënkuptonin këto vepra të apostazisë?
7, 8. Çfarë mund të ishte «simboli i xhelozisë» dhe përse e nxiste Jehovain në xhelozi?
7 Gjërat e urryera që pa Ezekieli në atë vizion parashikonin idhujtarinë e krishterimit. Për shembull, ai tha: «Shiko, në veri të portës së altarit ndodhej në hyrje ky simbol i xhelozisë. Dhe [Perëndia Jehova] vazhdoi duke më thënë: ‘Bir i njeriut, a e shikon ç’gjëra të mëdha të urryera që bëjnë, gjërat që shtëpia e Izraelit bën këtu me qëllim që unë të jem larg nga shenjtërorja ime?’»—Ezekieli 8:1-6.
8 Simboli idhujtarik i zhelozisë mund të ishte një shtyllë e shenjtë që paraqiste një hyjni të rreme që kananeasit e mbanin si bashkëshorte të perëndisë së tyre, Baal. Cilado që të ishte natyra e simbolit, ajo e nxiste Jehovain në xhelozi, sepse në këtë mënyrë devotshmëria që Izraeli duhej t’i jepte Atij nuk ishte më e veçantë, duke shkelur urdhërat e tij: «Unë jam Jehovai Perëndia yt . . . Nuk duhet të kesh perëndi të tjerë kundër fytyrës sime. Nuk duhet t’i bësh vetes shëmbëlltyra të gdhendura ose formë të ngjashme të asnjë gjëje që është lart në qiej apo që është poshtë mbi tokë ose që ndodhet në ujërat poshtë tokës. Nuk duhet të përkulesh përpara tyre e as të nxitesh për t’u shërbyer atyre, sepse unë Jehovai, Perëndia yt, jam një Perëndi që kërkon devotshmëri të veçantë.»—Të Dalët 20:2-5.
9. Në ç’mënyrë krishterimi e ka provokuar Perëndinë në xhelozi?
9 Adhurimi i simbolit të xhelozisë në tempullin e Perëndisë ishte një nga gjërat më të mëdha të urryera që kanë bërë izraelitët apostatë. Ngjashëm atyre, kishat e krishterimit janë të njollosura nga simbole dhe shëmbëlltyra që e çnderojnë Perëndinë dhe që nuk ia japin më të veçantë devotshmërinë që ngulmojnë se ia japin Atij që thonë se i shërbejnë. Perëndia, gjithashtu, është i nxitur në xhelozi nga fakti që kleri, e hedh tej Mbretërinë e Tij si shpresa e vetme për njerëzimin dhe bën idhull Kombet e Bashkuara, «gjëja e neveritshme e vendosur në një vend të shenjtë», ku nuk duhet të qëndronte.—Mateu 24:15, 16; Marku 13:14.
10. Çfarë pa Ezekieli në brendësi të tempullit dhe çfarë dallohet e ngjashme tek krishterimi?
10 Ezekieli referoi atë që pa në tempull: «Shiko, ndodhej çdo përfaqësim gjërash zvarritëse dhe kafshësh të neveritshme, dhe gjithë idhujt prej plehu të shtëpisë së Izraelit, duke qenë të gdhendura mbi mur rreth e qark. Dhe shtatëdhjetë burra nga pleqtë e shtëpisë së Izraelit . . . qëndronin përpara tyre, secili me temjanicën e tij në dorë, dhe parfumi i resë së temjanit zbriste.» Mendoni! Pleq izraelitë në tempullin e Jehovait që i ofronin temjan perëndive të rremë, përfaqësime të urryera të gdhendura në mur! Në mënyrë të ngjashme, disa vende të krishterimit kanë si simbol zogj dhe kafshë të egra, të cilëve u jepet devotshmëri. Veç kësaj shumë priftërinj janë fajtorë që kanë kontribuar në shmangien e masave duke besuar në teorinë false të evolucionit të njeriut nga format më të ulëta të jetës shtazore, në vend që të mbështesin tregimin e vërtetë biblik të krijimit si vepër e Perëndisë Jehova.—Veprat 17:24-28.
11. Përse disa gra izraelite apostate qanin mbi Tamuzin?
11 Në hyrje të portës së shtëpisë së Jehovait, Ezekieli pa gra izraelite apostate që qanin mbi Tamuzin. (Ezekieli 8:13, 14) Për babilonasit dhe sirianët Tamuzi ishte perëndia i vegjetacionit, që rritet në stinën e lagët dhe vdes në stinën e thatë. Vdekja e vegjetacionit shëmbëllente me vdekjen e Tamuzit, që e qanin adhuruesit e tij vit për vit në periudhën e vapës së madhe. Me daljen e vegjetacionit gjatë stinës së shirave, besohej se Tamuzi kthehej nga skëterra. Ai kishte për simbol gërmën e parë të emrit të tij, gërma e vjetër tau në formën e një kryqi. Kjo shumë mirë na kujton adhurimin idhujtar të kryqit nga ana e krishterimit.
12. Çfarë bënin të 25 izraelitët apostatë që pa Ezekieli dhe ngjashëm kësaj çfarë ndodh me krishterimin?
12 Në kopshtin e brendshëm të tempullit, Ezekieli pa pastaj 25 izraelitë apostatë që adhuronin diellin, duke shkelur urdhërin e Jehovait që ndalonte vepra të tilla idhujtarie. (Ligji i përtërirë 4:15-19) Përveç kësaj, ata idhujtarë shtrinin në hundën e Perëndisë një degëz të fëlliqur, ndoshta një simbol të organit gjinor të mashkullit. Nuk të habit fakti që Perëndia nuk i plotëson lutjet e tyre, ashtu si dhe krishterimi do të thërrasë më kot ndihmën e tij gjatë «mjerimit të madh». (Mateu 24:21) Si izraelitët apostatë që adhuronin diellin si burim i dritës, duke i kthyer kurrizin tempullit të Jehovait, ashtu edhe krishterimi i kthen kurrizin dritës hyjnore, mëson doktrina të rreme, adhuron diturinë e botës dhe mbyll një sy për imoralitetin.—Ezekieli 8:15-18.
13. Në cilat mënyra dëshmitarët e Jehovait i shmangin format e idhujtarisë që Ezekieli pa në vizion?
13 Dëshmitarët e Jehovait i shmangin format e idhujtarisë të praktikuara nga krishterimi dhe Jeruzalemi antitipik, të para nga Ezekieli në vizionin profetik. Ne nuk i bëjmë idhuj simbolet që çnderojnë Perëndinë. Edhe duke i respektuar «autoritetet më të larta» qeveritare, nënshtrimi ynë ndaj tyre është relativ. (Romakëve 13:1-7; Marku 12:17; Veprat 5:29) Zemra jonë ka devotshmëri ndaj Perëndisë dhe ndaj Mbretërisë së tij. Nuk e vemë teorinë e evolucionit në vend të krijuesit dhe të krijesës së tij. (Zbulesa 4:11) Nuk adhurojmë kryqin, dhe nuk e bëjmë idhull intelektualizmin, filozofinë ose format e tjera të diturisë botërore. (1. Timoteut 6:20, 21) Ruhemi edhe nga të gjitha format e tjera të idhujtarisë. Cilat janë disa nga ato?
Forma të tjera të idhujtarisë
14. Çfarë pozicioni marrin shërbëtorët e Jehovait në lidhje me «bishën e egër» të Zbulesës 13:1?
14 Të krishterët nuk i bashkohen mbetjes së njerëzimit që «bishën e egër» simbolike e bën idhull. Apostulli Gjon tha: «Pashë një bishë të egër të ngjitej nga deti, me dhjetë brirë dhe shtatë koka, dhe mbi brirët e saj dhjetë diadema . . . Të gjithë ata që banojnë në tokë do ta adhurojnë.» (Zbulesa 13:1, 8, NW) Bishat mund të simbolizojnë «mbretër» ose fuqi politike. (Danieli 7:17; 8:3-8, 20-25) Prandaj shtatë kokat e bishës së egër simbolike paraqesin fuqitë botërore: Egjipti, Asiria, Babilonia, Medi-Persia, Greqia, Roma dhe fuqia dyshe anglo-amerikane, e përbërë nga Britania e Madhe dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kleri i krishterimit ka një mungesë të rëndë respekti ndaj Perëndisë dhe Krishtit duke e inkurajuar njerëzimin për ta bërë sistemin politik të Satanait, «qeveritarit të kësaj bote», një idhull. (Gjoni 12:31, NW) Ndërsa, shërbëtorët e Jehovait si të krishterë asnjanës dhe përkrahës të Mbretërisë e hedhin poshtë një idhujtari të tillë.—Jakovi 1:27.
15. Si i konsiderojnë dëshmitarët e Jehovait yjet e shfaqjeve dhe të sportit dhe çfarë tha një Dëshmitar në lidhje me këtë?
15 Shërbëtorët e Perëndisë as yjet e shfaqjeve e të sportit nuk i bëjnë idhuj. Pasi u bë Dëshmitar i Jehovait, një muzikant tha: «Muzika e lehtë dhe muzika e vallëzimit mund të ngjallin dëshira të gabuara. Këngëtari flet mbi lumturinë dhe dhembshurinë që shumë dëgjues mund të mendojnë se i mungon partnerëve të tyre. Shpesh këngëtari identifikohet në bazë të asaj që thotë kënga. Për këtë arsye disa profesionistë nga të njohurit e mi janë të përkëdhelurit e vërtetë të grave. Zhytja në këtë botë fantastike të çon deri në atë pikë, saqë e bën këngëtarin një idhull. Gjithçka mund të fillojë në mënyrë të pafajshme duke kërkuar vetëm një firmë si kujtim. Disa e konsiderojnë artistin si idealin e tyre, dhe duke e vënë mbi një piedestal, na bëjnë një idhull. Do të varin në mur fotografinë e yllit dhe do të fillojnë të vishen dhe të krihen si ai. Të krishterët duhet të mbajnë parasysh që adhurimi i përket vetëm Perëndisë.»
16. Çfarë tregon se engjëjt e drejtë e hedhin tej idhujtarinë?
16 Po, vetëm Perëndia meriton të adhurohet. Kur Gjoni «ra për të adhuruar përpara këmbëve të engjëllit» që i kishte treguar gjëra të jashtëzakonshme, ajo krijesë frymore refuzoi që në ndonjë mënyrë të bëhej idhull dhe tha: «Ki kujdes! Mos e bëj! Unë jam vetëm një bashkëskllavi yt dhe i vëllezërve të tu që janë profetë dhe i atyre që mbajnë fjalët e kësaj rrotulle. Perëndinë adhuro.» (Zbulesa 22:8, 9, NW) Frika ose nderimi i thellë, që provojmë për Jehovain na nxit që të adhurojmë vetëm atë. (Zbulesa 14:7) Kështu devotshmëria e shenjtë na mbron nga idhujtaria.—1. Timoteut 4:8.
17. Si mund të ruhemi nga imoraliteti seksual idhujtar?
17 Imoraliteti seksual është një formë tjetër e idhujtarisë prej së cilës duhet të largohen shërbëtorët e Jehovait. E dinë se «asnjë kurvar ose i papastër ose lakmues—që nënkupton të qenit idhujtar—nuk ka ndonjë trashëgimi në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë.» (Efesianëve 5:5, NW) Ka të bëjë me idhujtari sepse lakmia për kënaqësi të paligjshme bëhet objekt devotshmërie. Dëshirat e gabuara seksuale vënë në rrezik cilësitë e shenjta. Duke parë dhe dëgjuar material pornografik, individi shkatërron çdo lidhje që ka me Perëndinë e shenjtërisë, Jehova. (Isaia 6:3) Pra, për t’u ruajtur nga kjo lloj idhujtarie, shërbëtorët e Perëndisë duhet të shmangin pornografinë dhe muzikën korruptuese. Duhet të mbahen pas vlerave të forta frymore të bazuara në Bibël dhe të vazhdojnë «të veshin personalitetin e ri që qe krijuar sipas vullnetit të Perëndisë në drejtësi të vërtetë dhe besnikëri.»—Efesianëve 4:22-24, NW.
Shmangni lakminë dhe epshin
18, 19. (a) Çfarë janë lakmia dhe epshi? (b) Si mund të ruhemi nga praktikat idhujtare në lidhje me lakminë dhe epshin?
18 Të krishterët rrinë në ruajtje gjithashtu kundër lakmisë dhe epshit, forma të idhujtarisë të lidhura ngushtë në mes tyre. Lakmia është një dëshirë që nuk ngopet kurrë ose e papërmbajtur dhe epshi është lakmi që synon atë që i përket të tjerëve. Jezui na vuri në ruajtje kundër epshit dhe foli mbi një të pasur lakmitar të cilin vdekja e pengoi të gëzonte pasuritë dhe për më tepër nuk u gjend «i pasur ndaj Perëndisë». (Luka 12:15-21) Pavli, bashkëbesimtarëve të tij u dha këtë këshillë të përshtatshme: «Bëni që të vdesin gjymtyrët e trupit tuaj që janë mbi tokë në lidhje me epshin, që është idhujtari.»—Kolosianëve 3:5, NW.
19 Ata që kanë një ide të ngultë ndaj dashurisë për para dhe kanë një lakmi të pangopshme për ushqim dhe pije ose që janë ambiciozë për fuqi, i bëjnë këto dëshira idhujt e tyre. Ashtu siç tregoi Pavli, personi lakmitar është idhujtar dhe nuk do ta trashëgojë Mbretërinë e Perëndisë. (1. Korintasve 6:9, 10; Efesianëve 5:5) Prandaj individët e pagëzuar që praktikojnë idhujtarinë si persona lakmitarë mund të përjashtohen nga kongregacioni i krishterë. Duke zbatuar Shkrimet dhe duke u lutur me zell, mund ta shmangim lakminë. Proverbat 30:7-9 thotë: «Dy gjëra të kam kërkuar [o Perëndi Jehova]. Mos m’i mba përpara se unë të vdes. Largoje prej meje pavërtetësinë dhe fjalën gënjeshtare. Mos më jep as varfëri dhe as pasuri. Bëmë që ta përpij ushqimin e caktuar, me qëllim që unë të mos ngopem dhe realisht mos të të mohoj e të them: ‘Kush është Jehovai?’ dhe me qëllim që të mos përfundoj në varfëri dhe realisht të mos vjedh dhe të mos mallkoj kundër emrit të Perëndisë tim.» Kjo mënyrë e të menduarit mund të na ndihmojë që të shmangim praktikat idhujtarike si lakmia dhe epshi.
Të ruhemi që të mos bëjmë idhull veten
20, 21. Si ruhen shërbëtorët e Jehovait në mënyrë që veten e tyre të mos e bëjnë idhull?
20 Shërbëtorët e Jehovait ruhen që të mos bëjnë idhull vetveten. Në këtë botë është e zakonshme që vetja dhe vullneti personal të bëhen idhuj. Dëshira për famë dhe lavdi i nxit shumë persona që të veprojnë pabesisht. Duan që të bëhet vullneti i tyre e jo ai i Perëndisë. Por nuk mund të kemi asnjë marrëdhënie me Perëndinë nëse do të binim në kultin e vetes tonë duke kërkuar pabesisht që të arrijmë atë që duam dhe të zotërojmë mbi të tjerët. (Proverbat 3:32; Mateu 20:20-28; 1. Pjetrit 5:2, 3) Si ithtarë të Jezuit, i kemi mohuar gjërat e pabesa të botës.—2. Korintasve 4:1, 2.
21 Në vend se të kërkojnë famë, shërbëtorët e Perëndisë ndjekin këshillën e Pavlit: «Pra, në qoftë se hani, në qoftë se pini, në qoftë se çkado tjetër bëni, bëni gjithçka në lavdi të [Perëndisë, NW] Hyut. (1. Korintasve 10:31) Duke qenë shërbëtorë të Jehovait, nuk ngulmojmë në mënyrë idhujtare që t’i bëjmë gjërat sipas mënyrës tonë, por kryejmë me gëzim vullnetin e Perëndisë, duke pranuar udhëheqjen e «skllavit besnik dhe të matur» dhe duke bashkëpunuar plotësisht me organizatën e Jehovait.—Mateu 24:45-47.
Vazhdoni të qëndroni në ruajtje!
22, 23. Si mund të ruhemi nga çdo formë e idhujtarisë?
22 Si popull i Jehovait, nuk përkulemi përpara idhujve materialë. Ruhemi gjithashtu edhe nga format e holla të idhujtarisë. Bile, duhet të vazhdojmë të shmangim çdo lloj të idhujtarisë. Prandaj të marrim për zemër këshillën e Gjonit: «Ruajeni veten nga idhujt»—1. Gjonit 5:21.
23 Nëse jeni shërbëtorë të Jehovait, ushtrojini gjithmonë aftësitë tuaja të perceptimit dhe ndërgjegjen tuaj të stërvitur sipas Biblës. (Hebrenjve 5:14) Duke bërë kështu nuk do të jeni të infektuar nga fryma idhujtare e botës, por do të imitoni tre hebrenjtë dhe të krishterët e parë besnikë. Do t’i jepni Jehovait devotshmëri të veçantë dhe ai do t’ju ndihmojë që të qëndroni në ruajtje kundër çdo forme të idhujtarisë.
Pyetjet për përsëritje
◻ Në cilat mënyra dëshmitarët e Jehovait i shmangin format e idhujtarisë që Ezekieli pa në vizion?
◻ Çfarë është «bisha e egër» e Zbulesës 13:1 dhe çfarë pozicioni marrin shërbëtorët e Jehovait në lidhje me të?
◻ Përse duhet të ruhemi që yjet e shfaqjeve dhe të sportit mos t’i bëjmë idhuj?
◻ Si mund të ruhemi që mos ta bëjmë idhull veten tonë?
◻ Përse duhet të ruhemi nga çdo formë e idhujtarisë?
[Figurat në faqen 27]
A e dini se në ç’mënyrë gjërat e urryera që pa Ezekieli në vizion përfaqësonin idhujtarinë e krishterimit?
[Burimi]
Artwork (upper left) based on photo by Ralph Crane/Bardo Museum