-
«Vëru një shenjë në ballë»Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
-
-
5, 6. Ç’mund të themi për ata që morën shenjën? (Shih figurën hapëse.)
5 Çfarë duhej të bënte burri me kallamar sekretari? Jehovai i dha këtë caktim me peshë: «Kalo mes qytetit, mes Jerusalemit, dhe vëru një shenjë në ballë njerëzve që psherëtijnë e rënkojnë për tërë gjërat e neveritshme që bëhen në qytet.» Mbase në atë çast, Ezekielit i erdhën ndër mend izraelitët besnikë në Egjipt. Ata duhej të spërkatnin me gjak të dyja anët e kornizës së derës dhe pjesën e sipërme të saj si shenjë që të parëlindurit të mos vdisnin. (Eks. 12:7, 22, 23) A do të kishte një qëllim të ngjashëm shenja që do të vendoste burri me kallamar në vegimin e Ezekielit? Pra, a do t’i mbijetonin shkatërrimit të Jerusalemit ata që merrnin shenjën?
6 Përgjigjja bëhet e qartë kur mendojmë se cilët do të shënoheshin: njerëzit që ‘psherëtinin e rënkonin’ për gjërat e neveritshme që ‘bëheshin në qytet’. Atëherë, ç’mund të themi për ata që morën shenjën? Kuptojmë se ishin thellësisht të hidhëruar, jo vetëm për shkak të idhujtarisë që praktikohej në tempull, por edhe për shkak të gjithë dhunës, imoralitetit dhe korrupsionit që kishte marrë dhenë në Jerusalem. (Ezek. 22:9-12) Për më tepër, ka mundësi që njerëzit me zemër të drejtë nuk e fshihnin si ndiheshin. Ata tregonin me fjalë e veprime neverinë që u ngjallnin gjërat që po ndodhnin dhe përkushtimin e tyre ndaj adhurimit të pastër. I nxitur nga mëshira, Jehovai do t’i shpëtonte besnikët e tij.
-
-
«Vëru një shenjë në ballë»Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
-
-
A vdiqën të gjithë pa përjashtim? Jo. Në vegimin e Ezekielit parathuhej se do të kishte të mbijetuar.—Zan. 18:22-33; 2 Pjet. 2:9.
10 Disa besnikë i mbijetuan shkatërrimit. Këtu përfshiheshin rekabitët, etiopasi Ebed-Melek, profeti Jeremia dhe sekretari i tij, Baruku. (Jer. 35:1-19; 39:15-18; 45:1-5) Nga vegimi i Ezekielit, arrijmë në përfundimin se ata ‘duhet të kenë psherëtirë e rënkuar për tërë gjërat e neveritshme’ që bëheshin në Jerusalem. (Ezek. 9:4) Pra, që përpara shkatërrimit, pa dyshim kishin treguar se e urrenin me gjithë shpirt ligësinë dhe se ishin plotësisht të përkushtuar ndaj adhurimit të pastër. Ja pse u konsideruan të denjë të ishin në radhët e të mbijetuarve.
11. Cilët përfaqësonin gjashtë burrat me topuz në dorë dhe burri me kallamar sekretari?
11 A ishte e mirëfilltë shenja që morën në ballë besnikët? Në Bibël s’ka asnjë të dhënë që Ezekieli apo ndonjë profet tjetër të ketë përshkuar Jerusalemin për t’u vendosur besnikëve një shenjë të mirëfilltë. Është e qartë se vegimi profetik i Ezekielit zbulon çka po ndodhte në qiej, pra diçka të padukshme për sytë fizikë. Burri me kallamar sekretari dhe gjashtë burrat me topuz në dorë përfaqësonin krijesat engjëllore besnike, që janë gjithmonë gati të kryejnë vullnetin e Jehovait. (Psal. 103:20, 21) Pa dyshim, Jehovai përdori engjëjt për të ndëshkuar Jerusalemin jobesnik. Ata u siguruan që besnikëve t’u kursehej jeta, dhe kjo ishte sikur t’u vendosnin një shenjë në ballë.
-
-
«Vëru një shenjë në ballë»Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
-
-
16. A e vendos populli i Jehovait shenjën në ballin e atyre që do të mbijetojnë? Shpjego.
16 Shenjën në ballin e atyre që do të mbijetojnë, nuk e vendos populli i Jehovait. Sill ndër mend se Ezekielit nuk iu kërkua të përshkonte Jerusalemin për t’u vendosur një shenjë besnikëve që do të mbijetonin. Po njësoj, sot populli i Jehovait nuk është caktuar t’u vendosë një shenjë atyre që do të shpëtojnë. Përkundrazi, detyra jonë si shërbëtorë të shtëpisë është të predikojmë. Tregojmë se e marrim seriozisht këtë caktim duke predikuar me zell lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë e duke paralajmëruar me urgjencë se kjo botë e ligë i ka ditët e numëruara. (Mat. 24:14; 28:18-20) Kështu bëjmë pjesën tonë për t’i ndihmuar njerëzit me zemër të sinqertë të përqafojnë adhurimin e pastër.—1 Tim. 4:16.
17. Çfarë duhet të bëjnë që tani njerëzit, që në të ardhmen të marrin shenjën për mbijetesë?
17 Për t’i mbijetuar shkatërrimit që po afrohet, njerëzit duhet të tregojnë që tani se kanë besim. Siç e pamë më sipër, të mbijetuarit nga shkatërrimi i Jerusalemit në vitin 607 p.e.s., treguan që më përpara se e urrenin me gjithë shpirt ligësinë dhe se ishin plotësisht të përkushtuar ndaj adhurimit të pastër. Njësoj është edhe sot. Përpara se të vijë shkatërrimi, ata që do të mbijetojnë duhet ‘të psherëtijnë e të rënkojnë’, pra të jenë thellësisht të hidhëruar në zemër, për shkak të ligësisë ku është zhytur kjo botë. Dhe në vend që ta fshehin si ndihen, duhet ta bëjnë të dukshëm përkushtimin ndaj adhurimit të pastër, me fjalë e me vepra. Si mund ta bëjnë këtë? Duhet të pranojnë lajmin e mirë që po predikohet sot, të fillojnë të veshin personalitetin e Krishtit, të pagëzohen në simbol të kushtimit të tyre ndaj Jehovait dhe të mbështetin besnikërisht vëllezërit e Krishtit. (Ezek. 9:4; Mat. 25:34-40; Efes. 4:22-24; 1 Pjet. 3:21) Vetëm ata që po veprojnë kështu dhe që hyjnë në shtrëngimin e madh si adhurues besnikë, do të marrin shenjën për mbijetesë.
18. (a) Si dhe kur do t’i shënojë Jezu Krishti besnikët? (b) A është e nevojshme që të mirosurit besnikë të marrin shenjën? Shpjego.
18 Shënimin e besnikëve do ta bëjë Jezui. Në kohën e Ezekielit, engjëjt ishin të përfshirë në vendosjen e shenjës në ballin e besnikëve që mbijetuan. Në kohën tonë, burri me kallamar sekretari përfaqëson Jezuin kur «të vijë në lavdinë e tij» si Gjykatës i të gjitha kombeve. (Mat. 25:31-33) Jezui do të vijë gjatë shtrëngimit të madh, pas shkatërrimit të fesë së rreme.c Në atë kohë vendimtare, pak para se të fillojë Armagedoni, Jezui do të gjykojë njerëzit si dele ose si cjep. Pjesëtarët e ‘shumicës së madhe’ do të gjykohen, ose do të shënohen, si dele, tregues ky se «do të marrin jetën e përhershme». (Zbul. 7:9-14; Mat. 25:34-40, 46) Ç’të themi për të mirosurit besnikë? Nuk është e nevojshme që ata të shënohen për t’i mbijetuar Armagedonit. Përkundrazi do të marrin vulosjen përfundimtare, pra miratimin përfundimtar, para se të vdesin ose para se të nisë shtrëngimi i madh. Kështu, para se të nisë lufta e Armagedonit, të mirosurit që janë ende në tokë do të kenë marrë shpërblimin e tyre qiellor.—Zbul. 7:1-3.
-