-
«Vëru një shenjë në ballë»Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
-
-
7, 8. Si do ta përmbushnin caktimin burrat me topuz në dorë dhe si përfundon vegimi?
7 Si do ta përmbushnin caktimin gjashtë burrat me topuz në dorë? Ezekieli dëgjoi udhëzimet që u dha Jehovai: ata duhej të ndiqnin burrin me kallamar dhe të vrisnin këdo, përveç atyre që kishin shenjën në ballë. Jehovai i urdhëroi ‘të fillonin nga shenjtërorja e tij’. (Ezek. 9:6) Ekzekutuesit duhej ta nisnin punën në zemër të Jerusalemit, pra në tempullin që Jehovai nuk e konsideronte më të shenjtë. Të parët do të vriteshin «pleqtë që ishin para shtëpisë»—70 pleqtë e Izraelit që ndodheshin në tempull dhe i paraqitnin temjan aromatik perëndive të rreme.—Ezek. 8:11, 12; 9:6.
-
-
«Vëru një shenjë në ballë»Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
-
-
Profecia e Ezekielit u përmbush në vitin 607 p.e.s., kur ushtria babilonase shkatërroi Jerusalemin bashkë me tempullin. Babilonasit shërbyen si ‘një kupë në duart e Jehovait’, përmes së cilës Ai derdhi zemërimin mbi Jerusalemin jobesnik dhe e ndëshkoi. (Jer. 51:7) A vdiqën të gjithë pa përjashtim? Jo. Në vegimin e Ezekielit parathuhej se do të kishte të mbijetuar.—Zan. 18:22-33; 2 Pjet. 2:9.
10 Disa besnikë i mbijetuan shkatërrimit. Këtu përfshiheshin rekabitët, etiopasi Ebed-Melek, profeti Jeremia dhe sekretari i tij, Baruku. (Jer. 35:1-19; 39:15-18; 45:1-5) Nga vegimi i Ezekielit, arrijmë në përfundimin se ata ‘duhet të kenë psherëtirë e rënkuar për tërë gjërat e neveritshme’ që bëheshin në Jerusalem. (Ezek. 9:4) Pra, që përpara shkatërrimit, pa dyshim kishin treguar se e urrenin me gjithë shpirt ligësinë dhe se ishin plotësisht të përkushtuar ndaj adhurimit të pastër. Ja pse u konsideruan të denjë të ishin në radhët e të mbijetuarve.
-
-
«Vëru një shenjë në ballë»Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
-
-
Burri me kallamar sekretari dhe gjashtë burrat me topuz në dorë përfaqësonin krijesat engjëllore besnike, që janë gjithmonë gati të kryejnë vullnetin e Jehovait. (Psal. 103:20, 21) Pa dyshim, Jehovai përdori engjëjt për të ndëshkuar Jerusalemin jobesnik. Ata u siguruan që besnikëve t’u kursehej jeta, dhe kjo ishte sikur t’u vendosnin një shenjë në ballë.
-