-
Libri biblik numër 28—Hozea«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
-
-
Kur thekson dashamirësinë e pamerituar që u ka shprehur Jehovai enëve të mëshirës, Pavli citon nga Hozea 1:10 dhe; 2:23: «Ashtu si thotë ai edhe te Hozea: “Ata që nuk janë populli im, do t’i quaj ‘populli im’ dhe atë që nuk ishte e dashur, do ta quaj ‘të dashur’, dhe në vendin ku thuhej: ‘Ju nuk jeni populli im’, atje do të quhen ‘bij të Perëndisë së gjallë’.”» (Rom. 9:25, 26) Pjetri parafrazoi të njëjtat vargje të Hozesë kur tha: «Sepse dikur nuk ishit një popull, por tani jeni populli i Perëndisë. Ju ishit ata, të cilëve nuk u ishte treguar mëshirë, por tani jeni ata, të cilëve u është treguar mëshirë.»—1 Pjet. 2:10.
-