-
Një sulm nga veriu!Kulla e Rojës 2020 (Për studim) | Prill
-
-
«Do të derdh frymën time mbi çdo njeri, dhe djemtë e vajzat tuaja do të profetizojnë. . . . Ato ditë do të derdh frymën time madje edhe mbi skllevërit e skllavet e mia.» (Joe. 2:28, 29) Fryma e Perëndisë nuk u derdh menjëherë pasi izraelitët u kthyen nga Babilonia në atdheun e tyre. Kjo ndodhi shekuj më vonë, në Festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s. Nga e dimë?
15. Sipas Veprave 2:16, 17, çfarë ndryshimi bëri Pjetri te Joeli 2:28, dhe çfarë tregon kjo?
15 Nën frymëzim, apostulli Pjetër tha se Joeli 2:28, 29 zbatohej për një ngjarje mahnitëse që ndodhi në atë Festë të Ditës së Pesëdhjetë. Rreth orës 9 të mëngjesit, Perëndia derdhi frymën e tij, dhe ata që u mbushën me frymë të shenjtë, nisën të flitnin «për gjërat madhështore të Perëndisë» në gjuhë të ndryshme. (Vep. 2:11) I frymëzuar nga Jehovai, Pjetri i ndryshoi pak fjalët e profecisë së Joelit kur e citoi. A e vure re çfarë ndryshimi bëri? (Lexo Veprat 2:16, 17.) Në vend që ta fillonte citimin me fjalët «pas kësaj», Pjetri tha «në ditët e fundit». Në këtë kontekst, ai e kishte fjalën për ditët e fundit të sistemit judaik, kur fryma e Perëndisë do të derdhej «mbi çdo njeri». Kjo tregon se profecia që gjendet te Joeli 2:28, 29, u plotësua goxha kohë pas kthimit të izraelitëve nga mërgimi.
16. Si ndikoi fryma e Perëndisë te vepra e predikimit në shekullin e parë, dhe si ka ndikuar sot?
16 Pas asaj ngjarjeje mbresëlënëse në shekullin e parë kur Perëndia derdhi frymën e tij, vepra e predikimit filloi të përparonte me hapa viganë. Kur u shkroi letrën kolosianëve rreth vitit 61 të e.s., apostulli Pavël mund të thoshte se lajmi i mirë u ishte predikuar «të gjitha krijesave nën qiell». (Kolos. 1:23) Shprehja ‘gjithë krijesat’ nënkuptonte botën që njihej në kohën e Pavlit. Me ndihmën e frymës së fuqishme të Jehovait, vepra e predikimit në kohën tonë është përhapur shumë më tepër, «deri në skajet e tokës»!—Vep. 13:47; shih kutinë «Do të derdh frymën time».
-