-
Të përpiqemi t’i shohim të tjerët siç i sheh JehovaiKulla e Rojës—2003 | 15 Mars
-
-
Një ditë Jehovai e urdhëroi Jonain që të ikte nga Izraeli e të shkonte në Ninevi, në kryeqytetin e perandorisë së fuqishme asiriane. Cili ishte caktimi i tij? Duhej të paralajmëronte banorët e Ninevisë se qyteti i tyre i madh së shpejti do të shkatërrohej. (Jonai 1:1, 2)
-
-
Të përpiqemi t’i shohim të tjerët siç i sheh JehovaiKulla e Rojës—2003 | 15 Mars
-
-
6. Pse Jehovai e zgjodhi Jonain që të shkonte në Ninevi?
6 Çfarë na vjen në mendje kur mendojmë për Jonain? A mendojmë se ishte një profet i pabindur? Po ta shohim përciptazi mund të arrijmë në këtë përfundim. Por, a e emëroi Perëndia Jonain si profet sepse ishte i pabindur? Patjetër që jo! Ai duhet të ketë pasur disa cilësi të dëshirueshme. Le të shqyrtojmë dokumentimin e tij si profet.
7. Nën cilat rrethana i kishte shërbyer Jonai në Izrael Jehovait dhe si ndikon njohja e kësaj gjëje në pikëpamjen që keni për të?
7 Në fakt, Jonai kishte punuar fort e me besnikëri në Izrael, i cili ishte një territor shumë i pafrytshëm. Profeti Amos, i cili jetoi pothuajse në të njëjtën kohë me Jonain, i përshkroi izraelitët e asaj kohe si kënaqësidashës dhe materialistë.b Në vend po ndodhnin gjëra të këqija, por izraelitët as që donin t’ia dinin fare. (Amosi 3:13-15; 4:4; 6:4-6) Prapëseprapë, ditë pas dite, Jonai me besnikëri e kreu detyrën për t’u predikuar atyre. Nëse jemi lajmëtarë të lajmit të mirë, e dimë se sa e vështirë është t’u flasim njerëzve që janë të vetëkënaqur dhe apatikë. Prandaj, ndërkohë që e pranojmë se Jonai kishte dobësitë e veta, të mos harrojmë cilësitë e tij, si besnikëria dhe qëndrueshmëria, ndërsa u predikonte izraelitëve jobesnikë.
8. Çfarë sfidash do të haste një profet izraelit në Ninevi?
8 Caktimi për të shkuar në Ninevi përfshinte një sfidë edhe më të madhe. Për të shkuar në atë qytet, Jonai duhej të udhëtonte rreth 800 kilometra më këmbë, një udhëtim i vështirë që mund të zgjaste rreth një muaj. Kur të mbërrinte, profeti duhej t’u predikonte asirianëve, të cilët njiheshin si mizorë. Shpesh luftërat që bënin karakterizoheshin nga torturat sadiste. Madje, ata mburreshin për egërsinë e tyre. Jo më kot Ninevia quhej «qyteti gjakatar».—Naumi 3:1, 7.
-