-
Libri biblik numër 37—Hageu«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
-
-
Ai u jep forcë duke u premtuar se do të lëkundë gjithë kombet, do të bëjë që të vijnë gjërat e tyre të dëshirueshme dhe do ta mbushë këtë shtëpi me lavdi. Lavdia e kësaj shtëpie të fundit do të jetë edhe më e madhe se ajo e së mëparshmes dhe në këtë vend ai do të japë paqe.
-
-
Libri biblik numër 37—Hageu«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
-
-
16. Ç’lidhje ka profecia e Hageut me shpresën e Mbretërisë dhe për çfarë shërbimi duhet të na nxitë sot?
16 Ç’të themi për profecinë se Jehovai ‘do të lëkundë qiejt dhe tokën’? Apostulli Pavël i bën këtë zbatim Hageut 2:6: «Por tani ai ka premtuar: ‘Edhe një herë do të trondit jo vetëm dheun, por edhe qiellin.’ Shprehja ‘edhe një herë’ tregon heqjen e gjërave që tronditen, si gjëra të bëra me dorë, që të mbeten gjërat që nuk tronditen. Prandaj, meqë do të marrim një mbretëri që nuk mund të tronditet, le të vazhdojmë të kemi dashamirësi të pamerituar, nëpërmjet së cilës t’i bëjmë Perëndisë shërbim të shenjtë në mënyrë të pranueshme, me frikë Perëndie dhe nderim të thellë. Sepse Perëndia ynë është edhe një zjarr që përpin.» (Hebr. 12:26-29) Hageu tregon se lëkundja shërben ‘për të përmbysur fronin e mbretërive dhe për të shfarosur forcën e mbretërive të kombeve’. (Hag. 2:21, 22) Teksa citon profecinë, Pavli bën këtë kontrast, kur thotë për Mbretërinë e Perëndisë se «nuk mund të tronditet». Prandaj, ndërkohë që i kemi sytë të ngulur te kjo shpresë e Mbretërisë, ‘le të jemi të fortë e të punojmë’, duke i bërë Perëndisë shërbim të shenjtë. Po ashtu, le të mbajmë parasysh që, përpara se Jehovai të përmbysë kombet e tokës, diçka e çmuar do të nxitet e do të dalë prej tyre për të mbijetuar: «Do të lëkund gjithë kombet dhe gjërat e dëshirueshme të të gjitha kombeve kanë për të ardhur; unë do ta mbush këtë shtëpi me lavdi,—thotë Jehovai i ushtrive.»—2:4, 7.
-