-
«Vazhdo ta mbash fort atë që ke»Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
«Ato ditë, dhjetë burra [jojudenj] nga të gjitha gjuhët e kombeve do të kapin, po, do të mbërthejnë cepin e rrobës së një judeu e do të thonë: ‘Ne do të vijmë me ju, sepse kemi dëgjuar që Perëndia është me ju.’» (Zakaria 8:23)
-
-
«Vazhdo ta mbash fort atë që ke»Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
14. Si kanë pasur një përmbushje domethënëse në kohën tonë Isaia 49:23 dhe Zakaria 8:23?
14 Profeci si ato të Isaisë 49:23 dhe Zakarisë 8:23 janë përmbushur në mënyrë domethënëse në kohën tonë. Falë predikimit të anëtarëve të klasës së Gjonit, një numër shumë i madh njerëzish kanë kapërcyer derën e hapur për t’i shërbyer Mbretërisë.b Pjesa më e madhe e tyre kanë ardhur nga «krishterimi», fetë e të cilit pretendojnë se janë Izraeli frymor. (Krahaso Romakëve 9:6.) Ata formojnë shumicën e madhe dhe i lajnë petkat e i zbardhin, duke treguar besim te gjaku që Jezui derdhi si flijim. (Zbulesa 7:9, 10, 14) Duke iu bindur Mbretërisë së Krishtit, ata shpresojnë të gëzojnë bekimet e saj këtu në tokë. Ata shkojnë te vëllezërit e mirosur të Jezuit dhe ‘përkulen’ para tyre, në kuptimin frymor, sepse ‘kanë dëgjuar se Perëndia është me ta’. U shërbejnë këtyre të mirosurve, me të cilët janë bashkuar për të formuar një shoqëri mbarëbotërore vëllezërish.—Mateu 25:34-40; 1 Pjetrit 5:9.
-