-
Zbulohet një sekret i shenjtëZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Duket se Jehovai erdhi për të gjykuar në tempullin e tij frymor rreth tre vjet e gjysmë më vonë, në vitin 1918, bashkë me Jezuin si ‘lajmëtarin e besëlidhjes’. (Malakia 3:1; Mateu 13:47-50) Kishte ardhur koha që Zotëria të hidhte poshtë më në fund të krishterët e rremë dhe të emëronte ‘skllavin e besueshëm dhe të matur mbi gjithë zotërimet e veta’.—Mateu 7:22, 23; 24:45-47.
-
-
Zbulohet një sekret i shenjtëZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
[Kutia në faqen 32]
Kohë sprove dhe gjykimi
Jezui u pagëzua dhe u miros si Mbreti i emëruar në lumin Jordan rreth tetorit të vitit 29 të e.s. Tre vjet e gjysmë më vonë, në vitin 33 të e.s., ai shkoi në tempullin e Jerusalemit dhe flaku jashtë ata që e kishin kthyer në një shpellë kusarësh. Duket se ka një paralele mes kësaj ngjarjeje dhe periudhës prej tre vjetësh e gjysmë, kur Jezui u ul në fronin e tij në qiell, në tetor të vitit 1914, derisa nisi të hetonte ata që thoshin se ishin të krishterë, pasi gjykimi filloi nga shtëpia e Perëndisë. (Mateu 21:12, 13; 1 Pjetrit 4:17) Në fillim të 1918-s, aktiviteti i popullit të Jehovait në mbështetje të Mbretërisë, hasi kundërshtim të madh. Ishte koha të bëhej një sprovë në shkallë botërore, dhe frikacakët kaluan në sitë. Në maj të 1918-s, kleri i krishterimit apostat kurdisi burgosjen e përfaqësuesve të Shoqatës Watch Tower, por nëntë muaj më pas ata u lanë të lirë. Më vonë, akuzat e rreme kundër tyre u hodhën poshtë. Që nga viti 1919, organizata e popullit të Perëndisë, e sprovuar dhe e rafinuar, iu fut me zell shpalljes së Mbretërisë së Jehovait dhe të Krishtit Jezu si e vetmja shpresë për njerëzimin.—Malakia 3:1-3.
Kur Jezui nisi hetimin në vitin 1918, kleri i «krishterimit» u gjykua dhe pa dyshim doli me faj. Ata jo vetëm kishin qenë burimi i përndjekjes kundër popullit të Perëndisë, por mbi ta binin akuza të rënda për gjakderdhje, pasi kishin mbështetur kombet ndërluftuese gjatë Luftës I Botërore. (Zbulesa 18:21, 24) Më pas, ata klerikë i vunë shpresat te Lidhja e Kombeve, një sajesë e njeriut. Bashkë me tërë perandorinë botërore të fesë së rreme, «krishterimi» humbi plotësisht favorin e Perëndisë në vitin 1919.
-