-
Kush do të mbijetojë në ditën e Jehovait?Kulla e Rojës—2002 | 1 Maj
-
-
Kush do të mbijetojë në ditën e Jehovait?
«Po vjen dita që djeg si furrë.»—MALAKIA 4:1.
1. Si e përshkruan Malakia fundin e këtij sistemi të lig?
PROFETI Malakia u frymëzua nga Perëndia që të dokumentonte profeci për ngjarje frikësuese që do të ndodhin në të ardhmen shumë të afërt. Këto ngjarje do të prekin çdo person në tokë. Te Malakia 4:1 parathuhet: «‘Ja, po vjen dita që djeg si furrë, dhe gjithë jomodestët e të gjithë ata që bëjnë ligësi kanë për t’u bërë si kashta. Dita që po vjen do t’i përpijë me siguri’,—ka thënë Jehovai i ushtrive,—‘aq sa nuk do t’u lërë as rrënjë, as degë.’» Sa i plotë do të jetë shkatërrimi i këtij sistemi të lig? Do të jetë si një pemë së cilës i janë shkulur rrënjët, në mënyrë që të mos rritet më kurrë.
2. Si e përshkruajnë disa shkrime ditën e Jehovait?
2 Ju mund të pyetni: Cilën ‘ditë’ po parathotë profeti Malakia? Është e njëjta ditë për të cilën flitet tek Isaia 13:9, ku thuhet: «Ja, po vjen vetë dita e Jehovait, mizore si me tërbim, edhe me zemërim të zjarrtë, me qëllim që ta bëjë vendin objekt habie dhe të shfarosë prej tij mëkatarët e vendit.» (BR) Sofonia 1:15 jep këtë përshkrim: «Ajo ditë është një ditë furie, një ditë ankthi e angështie, një ditë shtrëngate e shkretimi, një ditë errësire e zymtësie, një ditë resh e terri të zi.»—BR.
«Shtrëngimi i madh»
3. Ç’është «dita e Jehovait»?
3 Në përmbushjen kryesore të profecisë së Malakisë, «dita e Jehovait» është një periudhë kohore e karakterizuar nga «shtrëngimi i madh». Jezui paratha: «Sepse atëherë do të jetë shtrëngim i madh, i atillë që nuk ka ndodhur që nga fillimi i botës e deri tani, jo, as nuk do të ndodhë përsëri.» (Mateu 24:21) Mendoni për vuajtjet që tashmë ka parë kjo botë, sidomos që nga viti 1914! (Mateu 24:7-12) Mjaft të mendojmë se vetëm Lufta II Botërore mori më shumë se 50 milionë jetë. Megjithatë, «shtrëngimi i madh» do të ketë katastrofa para të cilave këto vuajtje do të duken të papërfillshme. Kjo ngjarje, e njëjtë me ditën e Jehovait, përfundon me Harmagedonin, duke u dhënë fund ditëve të fundit të këtij sistemi të lig.—2 Timoteut 3:1-5, 13; Zbulesa 7:14; 16:14, 16.
4. Kur të përfundojë dita e Jehovait, çfarë do të ketë ndodhur?
4 Kur të përfundojë ajo ditë e Jehovait, bota e Satanait dhe përkrahësit e saj do të jenë shfarosur. E para që do të shkatërrohet do të jetë gjithë feja e rreme. Më pas, gjykimi i Jehovait do të shprehet kundër sistemeve ekonomike dhe politike të Satanait. (Zbulesa 17:12-14; 19:17, 18) Ezekieli profetizon: «Do të hedhin argjendin e tyre nëpër rrugë dhe ari i tyre do të bëhet një ndyrësi. Argjendi i tyre dhe ari i tyre nuk do të mund t’i shpëtojnë ditën e zemërimit të Zotit.» (Ezekieli 7:19) Lidhur me atë ditë, te Sofonia 1:14 thuhet: «Dita e Zotit është e afërt, është e afërt dhe po vjen me shpejtësi të madhe.» Duke pasur parasysh atë që Bibla thotë për ditën e Jehovait, duhet të jemi të vendosur të veprojmë në harmoni me kërkesat e drejta të Perëndisë.
-
-
Kush do të mbijetojë në ditën e Jehovait?Kulla e Rojës—2002 | 1 Maj
-
-
9. Në ç’mënyrë profecitë e Malakisë patën një përmbushje të parë?
9 Këto fjalë patën një përmbushje edhe në shekullin e parë të erës sonë. Një mbetje e hebrenjve i shërbeu Jehovait dhe u bë pjesë e një ‘kombi’ të ri, të përbërë nga të krishterë të mirosur me frymë, komb i cili me kohë përfshiu edhe johebrenj. Por pjesa më e madhe e Izraelit natyror e hodhi poshtë Jezuin. Për këtë arsye, Jezui i tha atij kombi të Izraelit: «Ja, shtëpia juaj ju është braktisur.» (Mateu 23:38; 1 Korintasve 16:22) Në vitin 70 të e.s., siç u paratha te Malakia 4:1, një ‘ditë . . . që djeg si furrë’ erdhi mbi Izraelin natyror. Jerusalemi dhe tempulli i tij u shkatërruan dhe raportohet që më shumë se një milion njerëz vdiqën si pasojë e zisë së bukës, e luftimeve për pushtet dhe e sulmeve të ushtrive romake. Megjithatë, ata që i shërbenin Jehovait shpëtuan nga ai shtrëngim.—Marku 13:14-20.
-