-
Mëson me ilustrimeNjeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
-
-
Në fillim ai thotë: «Mbretëria e qiejve është e ngjashme me visarin e fshehur në arë; njeriu që e gjen, e fsheh prapë dhe plot me gëzim, shkon, shet gjithçka ka dhe e blen atë arë.»
-
-
Mëson me ilustrimeNjeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
-
-
Vetë Jezui i ngjan njeriut që zbulon një thesar të fshehur dhe tregtarit që gjen një margaritar me vlerë të madhe. Ai, në njëfarë kuptimi, shiti gjithçka, duke hequr dorë nga një pozitë e lartë në qiell, për t’u bërë një qenie e përulur njerëzore. Më pas, gjatë jetës së tij si njeri në tokë, ai duron sharje dhe persekutim mizor, duke treguar se është i denjë për t’u bërë Sundimtari i Mbretërisë së Perëndisë.
Edhe dishepujve të Jezuit u paraqitet sfida për të shitur gjithçka me qëllim që të arrijnë shpërblimin e madh, për të qenë, ose bashkësundimtarë me Krishtin, ose nënshtetas tokësorë të Mbretërisë. A do ta konsiderojmë mundësinë për të pasur një pjesë në Mbretërinë e Perëndisë, si më të vlefshme se çdo gjë tjetër në jetë, si një thesar të paçmueshëm apo si një perlë të çmuar?
-