-
Dëgjoje zërin e JehovaitKulla e Rojës (Për studim)—2019 | Mars
-
-
«DËGJOJENI»
7. Sipas Mateut 17:1-5, në cilin rast foli Jehovai nga qielli, dhe çfarë tha?
7 Lexo Mateun 17:1-5. Rasti i dytë që Jehovai foli nga qielli, ishte kur Jezui «u shpërfytyrua». Jezui kishte ftuar Pjetrin, Jakovin dhe Gjonin ta shoqëronin për në një mal të lartë. Kur ishin atje, panë një vegim mbresëlënës. Fytyra e Jezuit shkëlqente fort dhe rrobat i vezullonin. Dy burra, që përfaqësonin Moisiun dhe Elijan, nisën të bisedonin me Jezuin për vdekjen dhe ringjalljen e tij që do të ndodhnin së shpejti. Edhe pse tre apostujt «i kishte zënë gjumi», kur u zgjuan plotësisht, panë atë vegim të mahnitshëm. (Luka 9:29-32) Pastaj i mbuloi një re e shndritshme dhe dëgjuan një zë nga reja—zërin e Perëndisë! Ashtu si në pagëzimin e Jezuit, Jehovai shprehu miratimin dhe dashurinë për Birin e tij me fjalët: «Ky është Biri im, i dashuri, të cilin unë e kam miratuar.» Por kësaj here Jehovai shtoi: «Dëgjojeni.»
-
-
Dëgjoje zërin e JehovaitKulla e Rojës (Për studim)—2019 | Mars
-
-
9. Cilat këshilla praktike u dha Jezui dishepujve?
9 «Dëgjojeni.» Jehovai e bëri të qartë se dëshiron që t’i dëgjojmë fjalët e Birit të tij dhe t’u bindemi. Çfarë tha Jezui kur ishte në tokë? Tha shumë gjëra që ia vlen t’i dëgjojmë! Për shembull, i mësoi me dashuri dishepujt si të predikonin lajmin e mirë dhe u kujtoi sa e sa herë të qëndronin vigjilentë. (Mat. 24:42; 28:19, 20) I nxiti edhe të përpiqeshin fuqimisht dhe i inkurajoi të mos dorëzoheshin. (Luka 13:24) Jezui u theksoi dishepujve sa e nevojshme ishte ta donin njëri-tjetrin, të qëndronin të bashkuar dhe të zbatonin urdhërimet e tij. (Gjoni 15:10, 12, 13) Sa praktike ishin këshillat që u dha Jezui dishepujve! Ato janë po aq të vlefshme sot, sa në kohën kur i dha.
-