-
Një Bari që interesohet për tyKulla e Rojës—2008 | 1 Shkurt
-
-
Duke e bazuar ilustrimin e tij në jetën baritore, Jezui tha: «Nëse një njeri ka njëqind dele dhe njëra humb rrugën, a nuk do t’i lërë ai nëntëdhjetë e nëntë në male, që të shkojë të kërkojë atë që ka humbur rrugën?
-
-
Një Bari që interesohet për tyKulla e Rojës—2008 | 1 Shkurt
-
-
Bariu ndiente përgjegjësi për secilën nga delet. Kur një dele humbte rrugën, ai e dinte mirë cila mungonte. Njihte çdo dele me emrin që i kishte vënë. (Gjoni 10:3) Bariu i dashur nuk gjente prehje derisa delja e humbur të ishte sërish në tufë. Edhe pse shkonte pas së humburës, nuk i vinte në rrezik 99 delet e tjera. Barinjtë shpesh rrinin tok dhe i linin tufat të përziheshin.a Kështu bariu që nisej në kërkim të së humburës, mund t’i linte për pak kohë delet nën kujdesin e barinjve të tjerë.
-