-
Jehovai di ta çlirojë popullin e tijKulla e Rojës—2012 | 15 Prill
-
-
Nëpërmjet Birit të tij, Jehovai dha udhëzime se si të shpëtonin të krishterët që jetonin në Jerusalem e në Jude para shkatërrimit të qytetit në vitin 70 të e.s. Jezui tha: «Kur të vini re gjënë e neveritshme që shkakton shkretim, si tha profeti Daniel, e cila qëndron në vend të shenjtë . . . , atëherë ata në Jude le të fillojnë të ikin në male.» (Mat. 24:15, 16) Por, si do ta dallonin dishepujt e Jezuit se kur po plotësohej kjo profeci?
14. Si i bëri të qarta udhëzimet e Jezuit shpalosja e ngjarjeve?
14 Teksa shpaloseshin ngjarjet, kuptimi i fjalëve të Jezuit u bë i qartë. Në vitin 66 të e.s., ushtritë romake nën komandën e Cest Galit erdhën në Jerusalem që të shtypnin një revoltë të judenjve. Kur rebelët judenj, të njohur si zelotët, u përpoqën të strehoheshin brenda fortesës së tempullit, ushtarët romakë nisën të shkatërronin murin e tempullit. Për të krishterët vigjilentë, domethënia e këtyre ngjarjeve ishte fare e qartë: një ushtri pagane me flamurë idhujtarë (‘gjëja e neveritshme’) shkoi deri te muri i tempullit (‘vendi i shenjtë’). Kjo ishte koha që dishepujt e Jezuit ‘të fillonin të iknin në male’. Por, si do të dilnin nga një qytet i rrethuar? Ngjarjet do të merrnin një kthesë të papritur.
15, 16. (a) Cilin udhëzim specifik dha Jezui? Pse ishte jetësore për dishepujt t’i bindeshin atij udhëzimi? (b) Nga çfarë do të varet çlirimi ynë?
15 Pa ndonjë arsye të dukshme, Cest Gali dhe trupat e tij hoqën dorë nga Jerusalemi dhe filluan të tërhiqeshin. Zelotët iu vunë pas. Tani që palët ndërluftuese ishin larguar, papritur dishepujt e Jezuit kishin një mundësi për të ikur.
-
-
Jehovai di ta çlirojë popullin e tijKulla e Rojës—2012 | 15 Prill
-
-
16 Ndërkohë që ngjarjet do të shpalosen gjatë shtrëngimit të madh, të krishterët do të kenë nevojë t’u vënë veshin udhëzimeve të Fjalës së Perëndisë dhe të organizatës së tij. Për shembull, urdhri i Jezuit «të fillojnë të ikin në male», do të zbatohet edhe në kohën tonë. Se ç’formë do të marrë ikja jonë, mbetet për t’u parë.b Megjithatë, jemi të sigurt se Jehovai do ta bëjë të qartë domethënien e atyre udhëzimeve kur të vijë koha që t’i zbatojmë.
-