-
«Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra?»Kulla e Rojës—2013 | 15 Korrik
-
-
16. Në cilat shkrime të tjera përmendet ardhja e Jezuit?
16 Për skllavin e besueshëm e të matur Jezui thotë: «Lum ai skllav, nëse zotëria i tij, kur të vijë, e gjen duke bërë kështu!»
-
-
«Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra?»Kulla e Rojës—2013 | 15 Korrik
-
-
17. Çfarë kemi thënë për ardhjen që përmendet te Mateu 24:46?
17 Në të kaluarën, në botimet tona thuhej se këto katër referime të fundit kishin lidhje me mbërritjen ose ardhjen e Jezuit më 1918. Si shembull, të marrim fjalët e Jezuit për ‘skllavin e besueshëm dhe të matur’. (Lexo Mateun 24:45-47.) Mendonim se ‘ardhja’ e përmendur te vargu 46 lidhej me kohën kur Jezui erdhi që të hetonte gjendjen frymore të të mirosurve, më 1918, dhe se emërimi i skllavit mbi gjithë zotërimet e Zotërisë ndodhi në vitin 1919. (Mal. 3:1) Megjithatë, një shqyrtim i mëtejmë i profecisë së Jezuit tregon se duhet përditësuar kuptueshmëria për kohën e disa aspekteve të profecisë. Pse themi kështu?
18. Në ç’përfundim arrijmë kur e shqyrtojmë në tërësi profecinë e Jezuit për ardhjen e tij?
18 Në tri vargjet para Mateut 24:46, fjala «të vijë» i referohet gjithnjë kohës kur Jezui vjen për të shpallur dhe për të ekzekutuar gjykimin gjatë shtrëngimit të madh. (Mat. 24:30, 42, 44) Gjithashtu, siç e kemi shqyrtuar në paragrafin 12, ‘mbërritja’ e Jezuit e përmendur te Mateu 25:31 i referohet së njëjtës kohë gjykimi në të ardhmen. Kështu, është e arsyeshme të arrijmë në përfundimin se edhe ardhja e Jezuit për të emëruar skllavin e besueshëm mbi të gjitha zotërimet e veta, e përmendur te Mateu 24:46, 47, i referohet mbërritjes së tij në të ardhmen, gjatë shtrëngimit të madh.
-
-
«Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra?»Kulla e Rojës—2013 | 15 Korrik
-
-
e Paragrafi 15: Fjalët ‘vjen’ dhe ‘mbërrin’ janë përkthime të formave të së njëjtës folje greke, erʹkho·mai.
-