-
Jezuin e çojnë te Hanai, pastaj te KajafaJezui: Udha, e vërteta dhe jeta
-
-
Pas kësaj, Hanai e dërgon Jezuin te dhëndri i tij, Kajafa.
Ndërkohë anëtarët e Sinedrit, kryeprifti në detyrë, pleqtë e popullit dhe skribët, janë mbledhur në shtëpinë e Kajafës. Nuk është e ligjshme të mbash një gjyq natën e Festës së Kalimit, ama kjo nuk i pengon të çojnë përpara planin e tyre të lig.
Vështirë që ky grup të marrë një vendim të paanshëm. Pasi Jezui ringjalli Lazarin, Sinedri vendosi se Jezui duhej të vdiste. (Gjoni 11:47-53) Dhe vetëm pak ditë më parë krerët fetarë komplotuan që ta arrestonin Jezuin dhe ta vritnin. (Mateu 26:3, 4) Është e qartë se Jezui është dënuar me vdekje që para se të fillojë gjyqi!
-
-
E mohon në shtëpinë e KajafësJezui: Udha, e vërteta dhe jeta
-
-
Kur Jezuin e arrestojnë në kopshtin e Getsemanisë, apostujt e braktisin dhe ia mbathin nga frika. Mirëpo dy prej tyre, Pjetri «dhe një dishepull tjetër», me siguri apostulli Gjon, kthejnë rrugë dhe fillojnë të ndjekin Jezuin. (Gjoni 18:15; 19:35; 21:24) Mbase e arrijnë kur Jezui është rrugës për në shtëpinë e Hanait. Kur Hanai e dërgon te kryeprifti Kajafa, Pjetri dhe Gjoni e ndjekin nga larg. Me siguri i torturojnë lloj-lloj ndjenjash. Nga njëra anë kanë frikë për jetën e tyre, nga ana tjetër kanë merak se ç’do të bëhet me Zotërinë.
-