-
E çojnë tek Ana e pastaj te KajafaNjeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
-
-
Pas këtij shkëmbimi fjalësh, Ana e dërgon Jezuin të lidhur te Kajafa.
Ndërkohë fillojnë të mblidhen të gjithë krerët e priftërinjve, pleqtë dhe skribët, po, i gjithë Sinedri. Siç duket, vendi ku ata mblidhen është shtëpia e Kajafës. Mbajtja e një gjyqi të tillë, natën e Pashkës, është padyshim kundër ligjit judaik. Por kjo nuk i pengon krerët fetarë të vazhdojnë në qëllimet e tyre të liga.
Javë më parë kur Jezui ringjalli Lazrin, anëtarët e Sinedrit kishin vendosur tashmë midis tyre që ai duhej të vdiste. Dhe vetëm dy ditë më parë, të mërkurën, autoritetet fetare bënë plane së bashku që ta kapnin Jezuin me anë të një strategjie tinëzare dhe më pas ta vritnin. Imagjinoni, faktikisht ai ishte dënuar para se të gjykohej!
-
-
Mohimet në oborrNjeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
-
-
PASI e braktisin Jezuin në kopshtin e Gjetsemanisë dhe ia mbathin të frikësuar bashkë me apostujt e tjerë, në njëfarë pike Pjetri dhe Gjoni ndalojnë. Ndoshta ata e arrijnë Jezuin, ndërkohë që e çojnë në shtëpinë e Anës. Kur Ana e dërgon Jezuin te kryeprifti Kajafa, Pjetri dhe Gjoni e ndjekin nga njëfarë distance, me sa duket të lëkundur midis frikës për jetën dhe shqetësimit të thellë për atë që do t’i ndodhë Zotërisë së tyre.
-