-
Qetëson një stuhi të frikshmeNjeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
-
-
DITA ka qenë e mbushur plot me aktivitete për Jezuin. Midis të tjerash ai ka mësuar turmat në breg të detit dhe pas kësaj u ka shpjeguar ilustrimet privatisht dishepujve të tij. Kur vjen mbrëmja, ai thotë: «Kalojmë te bregu matanë.»
Në anën tjetër, në bregun lindor të Detit të Galilesë, gjendet rajoni i quajtur Dekapoli, që vjen nga fjala greke dèka, që do të thotë «dhjetë» dhe pòlis, që do të thotë «qytet». Qytetet e Dekapolit janë një qendër e kulturës greke edhe pse në to banojnë, pa dyshim, edhe shumë judenj.
-
-
Qetëson një stuhi të frikshmeNjeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
-
-
Kur Jezui kërkon që të largohen për në bregun tjetër, dishepujt e marrin në barkë. Por, nisja e tyre nuk kalon pa u vërejtur. Menjëherë pas tyre edhe njerëz të tjerë hipin në barkat e tyre për t’i shoqëruar. Bregu tjetër nuk është shumë larg. Në fakt, Deti i Galilesë është thjesht një liqen i madh, rreth 21 km i gjatë dhe e shumta 12 km i gjerë.
-