-
Ku dhe kur lind Jezui?Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
-
-
Cezar Augusti, perandori i Perandorisë Romake, ka nxjerrë një dekret për regjistrimin e gjithë popullsisë. Ja pse Jozefi dhe Maria duhet të udhëtojnë për në jug të Jerusalemit, në Betlehem, që është vendlindja e Jozefit.
Betlehemi është plot me njerëz që kanë ardhur për t’u regjistruar. Prandaj i vetmi vend që Jozefi dhe Maria gjejnë për t’u strehuar është një stallë, ku mbahen gomarë e kafshë të tjera. Pikërisht këtu lind Jezui. Maria e mbështjell me pelena dhe e vendos në një grazhd, vend ku hidhet ushqimi i kafshëve.
Me siguri, pas ligjit të regjistrimit që nxori Cezar Augusti duhet të jetë dora e Perëndisë. Pse? Sepse falë këtij ligji Jezui lindi në Betlehem, vendlindja e paraardhësit të tij, mbretit David. Shkrimet kishin parathënë kohë më parë se ai që do të qeveriste në Izrael, do të lindte në këtë qytet.—Mikea 5:2.
-
-
Ku dhe kur lind Jezui?Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
-
-
E po kaq e pamundur do të ishte që një perandor romak t’i kërkonte një populli që ishte gati për t’u rebeluar, të udhëtonte në palcën e dimrit për t’u regjistruar.
-