-
A je «i pasur në sytë e Perëndisë»?Kulla e Rojës—2007 | 1 Gusht
-
-
Vendosi të shembte depot që kishte dhe të ndërtonte disa më të mëdha, për të futur gjithë grurin dhe të mirat që kishte. Me sa duket, ky plan i dha një ndjenjë kaq të madhe sigurie e kënaqësie, saqë mendoi me vete: «Do t’i them shpirtit: ‘Shpirt, ti ke mbledhur shumë të mira që do të të mjaftojnë për shumë vjet. Prandaj rehatohu, ha, pi dhe gëzohu.’»—Luka 12:19.
Pse u quajt «i paarsyeshëm»?
8. Cilin element jetësor nuk kishte përfshirë në planin e tij njeriu në ilustrimin e Jezuit?
8 Por, siç tregoi Jezui, ndjenja e sigurisë që i dha atij njeriu të pasur plani që bëri, ishte e rreme. Sado praktik të dukej, ai plan nuk përfshinte një element jetësor: vullnetin e Perëndisë. Ai njeri po mendonte vetëm për veten, si të rehatohej, të hante, të pinte e të gëzonte. Mendonte se, ngaqë kishte «shumë të mira», do të kishte rrjedhimisht edhe «shumë vjet». Por, mjerisht, gjërat nuk shkuan ashtu për të. Tamam siç kishte thënë pak më parë Jezui, «edhe kur dikush ka me bollëk, jeta e tij nuk varet nga gjërat që zotëron». (Luka 12:15)
-
-
A je «i pasur në sytë e Perëndisë»?Kulla e Rojës—2007 | 1 Gusht
-
-
10. Pse pasja e ‘shumë të mirave’ nuk është garanci se do të jetojmë «shumë vjet»?
10 Mësimi që nxjerrim nga ky ilustrim duhet të ndikojë thellë te ne. A mund të ndodhë që të jemi si njeriu në ilustrim, pra të punojmë shumë fort për t’u siguruar që të kemi «shumë të mira», e megjithatë të mos bëjmë ç’është e nevojshme për të shpresuar se do të jetojmë «shumë vjet»? (Gjoni 3:16; 17:3) Bibla thotë se «gjërat me vlerë nuk kanë asnjë dobi ditën e furisë» dhe «kush beson në pasuritë e tij, do të bjerë». (Proverbat 11:4, 28)
-