-
Jehovai i do ata që «japin fryt me qëndrueshmëri»Kulla e Rojës (Për studim)—2018 | Maj
-
-
7. (a) Kë paraqesin «kultivuesi», «hardhia» dhe «degët»? (b) Cilës pyetje duam t’i përgjigjemi?
7 Lexo Gjonin 15:1-5, 8. Vër re se Jezui u tha apostujve të tij: «Kjo i jep lavdi Atit tim: që ju të vazhdoni të jepni shumë fryt e të tregoni se jeni dishepujt e mi.» Jezui e përshkroi Jehovain si «kultivuesi», veten si «hardhia e vërtetë» dhe dishepujt e tij si «degët».b Atëherë, çfarë është fryti që duhet të japin dishepujt e Krishtit? Në këtë ilustrim, Jezui nuk e tha shkoqur çfarë është ky fryt, por përmendi një hollësi domethënëse që na ndihmon të gjejmë përgjigjen.
8. (a) Pse fryti në këtë ilustrim s’mund të jenë dishepujt e rinj? (b) Çfarë i karakterizon kërkesat e Jehovait?
8 Duke folur për Atin e tij, Jezui tha: «Çdo degë timen që nuk jep fryt, ai e heq.» Me fjalë të tjera, Jehovai na konsideron si shërbëtorë të tij vetëm nëse japim fryt. (Mat. 13:23; 21:43) Pra, në këtë ilustrim, fryti që duhet të japë çdo i krishterë s’mund të jenë dishepujt e rinj që ndoshta ka privilegjin të bëjë. (Mat. 28:19) Po të ishte kështu, Dëshmitarët besnikë që nuk arrijnë të bëjnë dishepuj ngaqë predikojnë në një territor jomikpritës do të ishin si degët e pafrytshme në ilustrimin e Jezuit. Por ky përfundim është i paimagjinueshëm! Pse? Sepse ne nuk i detyrojmë dot njerëzit të bëhen dishepuj. Dhe do të ishte kundër udhëve të dashura të Jehovait t’i skualifikonte shërbëtorët e tij ngaqë s’ia dalin të bëjnë diçka që është e paarritshme për ta. Jehovai gjithmonë na kërkon diçka që mund ta arrijmë.—Ligj. 30:11-14.
9. (a) Nëpërmjet cilit aktivitet japim fryt? (b) Cilin ilustrim do të shqyrtojmë tani, dhe pse?
9 Atëherë, çfarë është fryti që duhet të japim? Është e qartë se fryti duhet të jetë një aktivitet që secili prej nesh është në gjendje ta kryejë. Cili aktivitet tregon në thelb se po ‘japim fryt’? Predikimi i lajmit të mirë për Mbretërinë e Perëndisë.c (Mat. 24:14)
-
-
Jehovai i do ata që «japin fryt me qëndrueshmëri»Kulla e Rojës (Për studim)—2018 | Maj
-
-
b Edhe pse degët në këtë ilustrim janë ata që shpresojnë të jetojnë në qiell, ilustrimi përmban mësime që u sjellin dobi gjithë shërbëtorëve të Perëndisë.
c Ndonëse ‘të japim fryt’ përfshin edhe të prodhojmë ‘frytin e frymës’, në këtë artikull dhe në tjetrin, do të përqendrohemi te ‘fryti i buzëve’ tona, pra te predikimi për Mbretërinë.—Gal. 5:22, 23; Hebr. 13:15.
-