-
Si na shpëton shpërblesa?Kulla e Rojës—2010 | 15 Gusht
-
-
Mund të shpëtojmë nga zemërimi i Perëndisë
4, 5. Ç’gjë e tregon se zemërimi i Perëndisë mbetet mbi sistemin e sotëm të lig?
4 Bibla dhe faktet e pamohueshme të historisë tregojnë se, që kur Adami mëkatoi, zemërimi i Perëndisë ‘ka mbetur’ mbi racën njerëzore. (Gjoni 3:36) Kjo duket qartë nga fakti se asnjë njeri nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes. Sovraniteti rival i Satanait ka qenë krejtësisht i paaftë të mbrojë njerëzimin nga fatkeqësitë e vazhdueshme dhe asnjë qeveri nuk ka qenë në gjendje të plotësojë nevojat bazë të të gjithë qytetarëve të saj. (1 Gjon. 5:19) Kështu njerëzimin vazhdojnë ta mundojnë luftërat, krimet dhe varfëria.
-
-
Si na shpëton shpërblesa?Kulla e Rojës—2010 | 15 Gusht
-
-
Bibla thotë: «Ai që tregon besim te Biri, ka jetë të përhershme, kurse ai që nuk i bindet Birit, nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë mbetet mbi të.» (Gjoni 3:36) Po, të gjithë ata që do të jenë gjallë dhe do të jenë duke treguar besim te Jezui e te shpërblesa, kur ky sistem të mbërrijë në fundin e tij, do të shpëtojnë nga pasojat e ditës përfundimtare të zemërimit të Perëndisë.
-