-
Marku—«I dobishëm për shërbimin»Kulla e Rojës—2010 | 15 Mars
-
-
Dy vjet më pas, Pavli, Barnaba dhe Marku ishin përsëri në Antioki. Dy apostujt po diskutonin të bënin një udhëtim të dytë misionar që të vazhdonin punën e nisur gjatë udhëtimit të parë. Barnaba donte që me ta të vinte kushëriri i tij, mirëpo Pavli nuk donte ta merrte absolutisht, sepse Marku i kishte braktisur herën e parë. Kështu u krijua situata e përshkruar në hyrje të artikullit. Barnaba mori Markun dhe shkoi të predikonte në vendlindje, në Qipro, kurse Pavli shkoi në Siri. (Vep. 15:36-41) Patjetër, Pavli dhe Barnaba kishin mendime të ndryshme për vendimin e mëparshëm të Markut.
Pajtohen
Me siguri, Marku u hidhërua nga kjo përvojë. Megjithatë, ai mbeti një shërbëtor besnik. Rreth 11 ose 12 vjet pas kësaj ngjarjeje, Marku rishfaqet në historinë e krishterimit të hershëm. Me kë është? Me personin që ndoshta nuk e prisnit të ishte—me Pavlin.
Në vitet 60-61 të e.s., ndërsa ishte në Romë, Pavli dërgoi disa letra që tani janë pjesë e Shkrimeve të Shenjta. Në një letër drejtuar kolosianëve, ai shkroi: «Aristarku, shoku im i robërisë, ju dërgon të fala, e po kështu edhe Marku, kushëriri i Barnabës (për të cilin keni marrë urdhër që ta mirëpritni, nëse vjen ndonjëherë te ju). . . . Veç këta janë bashkëpunëtorët e mi për mbretërinë e Perëndisë, e po këta kanë qenë për mua një ndihmë fuqizuese.»—Kolos. 4:10, 11.
Çfarë ndryshimi! Dikur Pavli nuk ishte fare i kënaqur me Markun, ndërsa tani e shihte përsëri si një bashkëpunëtor të vlefshëm. Me sa duket, Pavli i kishte njoftuar kolosianët se mund t’i vizitonte Marku. Nëse ndodhi kështu, Marku do të ketë vepruar si përfaqësues i Pavlit.
Mos kishte qenë tepër kritik Pavli ndaj Markut vite më parë? Mos vallë Marku kishte nxjerrë dobi nga disiplina që i nevojitej? Apo ndoshta të dyja këto mundësi ishin të vërteta? Sido që të ketë qenë, pajtimi mes tyre dëshmon për pjekurinë e Pavlit dhe të Markut. Ata si të thuash i vunë kapakun të shkuarës dhe bashkëpunuan përsëri. Çfarë shembulli i shkëlqyer për çdo të krishterë që ka mospërputhje mendimesh me një tjetër!
-
-
Marku—«I dobishëm për shërbimin»Kulla e Rojës—2010 | 15 Mars
-
-
Marku—«I dobishëm për shërbimin»
KONGREGACIONI i Antiokisë kishte kaluar disa probleme, por mosmarrëveshja midis apostujve Pavël dhe Barnabë ishte ndryshe. Këta burra po planifikonin një udhëtim misionar, por kur u desh të vendosej se kush do të shkonte me ta, mes tyre pati «një shpërthim të madh zemërimi». (Vep. 15:39) Ata të dy u ndanë nga njëri-tjetri dhe morën rrugë të ndryshme. Debati i tyre lidhej me një misionar të tretë—Markun.
Kush ishte Marku? Pse dy apostujt debatuan në lidhje me të? Pse kishin opinione kaq të forta rreth tij? A ndryshuan opinionet e tyre?
-