-
Pyetje nga lexuesitKulla e Rojës—2003 | 1 Janar
-
-
Pyetje nga lexuesit
Çfarë donte të thoshte Pavli kur tha: «Sa herë që hani këtë bukë e pini këtë kupë»?
Duke e pasur fjalën për kremtimin e Përkujtimit të vdekjes së Jezuit, Pavli shkroi: «Sa herë që hani këtë bukë e pini këtë kupë, ju vazhdoni të shpallni vdekjen e Zotërisë, derisa ai të mbërrijë.» (1 Korintasve 11:25, 26) Disa mendojnë se fjala «herë» këtu tregon se vdekja e Krishtit duhet përkujtuar shpesh, domethënë shumë herë. Prandaj ata e përkujtojnë atë më shumë se një herë në vit. Por, a donte të thoshte këtë Pavli?
Tani kanë kaluar pothuajse 2.000 vjet që kur Jezui themeloi Përkujtimin e vdekjes së tij. Si rrjedhim, duke u kremtuar Përkujtimi sikur edhe një herë në vit, kjo nënkupton që ai është kremtuar shumë herë që prej vitit 33 të e.s. Megjithatë, në kontekstin e 1 Korintasve 11:25, 26, Pavli po diskutonte, jo sa herë, por në ç’mënyrë duhej mbajtur Përkujtimi. Në greqishten e hershme, ai nuk përdori fjalën pol la’kis, e cila do të thotë «shumë herë» ose «shpesh». Përkundrazi, përdori fjalën ho sa’kis, që do të thotë «sa herë që», një shprehje që ka kuptimin «kurdoherë që», «çdo herë që». Pavli po thoshte: ‘Çdo herë që e bëni këtë, ju vazhdoni të shpallni vdekjen e Zotërisë.’a
-
-
Pyetje nga lexuesitKulla e Rojës—2003 | 1 Janar
-
-
a Krahasoni tregimin te 1 Samuelit 1:3, 7. Aty shprehja «sa herë që» (në përkthimet e sotme të Shkrimeve Hebraike) u referohet ngjarjeve që ndodhnin «çdo vit» ose një herë në vit, kur Elkanahu dhe dy gratë e tij shkonin te tabernakulli në Shiloh.
-