-
Ç’mund të themi për «shkrimet që vërtetojnë» Trinitetin?A duhet të besosh në Trinitet?
-
-
NJË enciklopedi katolike ofron tre nga këto «shkrime vërtetuese», por gjithashtu pohon: «Doktrina e Trinitetit të Shenjtë nuk mësohet në B[esëlidhjen] e V[jetër]. Në B[esëlidhjen] e R[e] dëshmitë më të vjetra i gjejmë në letrat e Pavlit, veçanërisht në 2. Korintasve 13:13 [në disa Bibla në vargun 14] dhe në 1. Korintasve 12:4-6.
-
-
Ç’mund të themi për «shkrimet që vërtetojnë» Trinitetin?A duhet të besosh në Trinitet?
-
-
Letra e parë e Korintasve 12:4-6 thotë: «Ka larmi dhuntish, por i njëjti Frymë. Ka edhe larmi shërbimesh, por i njëjti Zot. Dhe ka larmi veprimtarish por është i njëjti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë.»
-
-
Ç’mund të themi për «shkrimet që vërtetojnë» Trinitetin?A duhet të besosh në Trinitet?
-
-
A thonë këto vargje se Perëndia, Krishti dhe fryma e shenjtë përbëjnë një Hyjni treshe, se janë të tre të barabartë si në përbërje, fuqi dhe përjetësi? Jo, nuk thonë, ashtu si edhe radhitja e tre njerëzve të zakonshëm, Tomi, Fredi dhe Gjoni, nuk do të thotë se ata janë tre në një.
Një enciklopedi tjetër pohon se ky lloj referimi «provon vetëm ekzistencën e tre subjekteve të përmendura, . . . por nuk provon në vetvete se të tre i përkasin doemos natyrës hyjnore dhe se zotërojnë dinjitet hyjnor të barabartë».—Cyclopedia of Biblical, Theological, and Ecclesiastical Literature, nga McKlintok dhe Strong.
-