-
Të kultivojmë dashurinë që nuk shuhet kurrëKulla e Rojës—2009 | 15 Dhjetor
-
-
Vër re se në vargun 8 Pavli tha që dhuratat e frymës, përfshirë profetizimi dhe gjuhët e huaja—të cilat u përdorën kur kongregacioni i krishterë ishte ende foshnjë—do të hiqeshin. Ato do të merrnin fund. Ndërsa dashuria do të jetë gjithnjë. Jehovai është thelbi i dashurisë dhe ai është i përjetshëm. Prandaj dashuria nuk do të shuhet kurrë. Ajo do të vazhdojë të ekzistojë përgjithmonë si një cilësi e Perëndisë tonë të përjetshëm.—1 Gjon. 4:8.
-
-
Të kultivojmë dashurinë që nuk shuhet kurrëKulla e Rojës—2009 | 15 Dhjetor
-
-
Dashuria nuk shuhet kurrë
20, 21. (a) Përse dashuria ka vlerë të pashoqe? (b) Pse je i vendosur të ndjekësh udhën e dashurisë?
20 Mes popullit të Jehovait sot, shohim sa e mençur është të ndjekësh udhën e dashurisë. Vërtet, ajo i tejkalon të gjitha. Vini re se si apostulli Pavël theksoi këtë të vërtetë. Së pari, ai nënvizoi se dhuratat e frymës do të pushonin dhe se kongregacioni i krishterë do të kalonte fazën e foshnjërisë e do të arrinte pjekurinë. Më pas, ai përfundoi me fjalët: «Megjithatë, tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja nga këto është dashuria.»—1 Kor. 13:13.
21 Në fund, gjërat te të cilat kemi besim do të bëhen realitet dhe prandaj nuk do të jetë më e nevojshme të kemi besim tek ato. Nuk do të kemi më nevojë të shpresojmë te premtimet që presim me padurim të përmbushen pasi të bëhet çdo gjë e re. Por, ç’të themi për dashurinë? Ajo nuk do të shuhet ose nuk do të marrë fund kurrë. Do të mbetet.
-