-
«Kam shpresë te Perëndia»Kulla e Rojës (Për studim)—2017 | Dhjetor
-
-
«Secili sipas radhës: Krishti fryti i parë, pastaj, gjatë pranisë së Krishtit, ata që i përkasin atij.»—1 Kor. 15:20, 23.
16. Çfarë të dhëne kemi për kohën e ringjalljes qiellore?
16 Kjo na jep një të dhënë për kohën e ringjalljes qiellore. Ajo do të ndodhte «gjatë pranisë së Krishtit». Prej kohësh, Dëshmitarët e Jehovait kanë provuar nga Shkrimet se qysh nga viti 1914 po jetojmë gjatë «pranisë» së premtuar të Jezuit. Jemi ende në këtë periudhë dhe tani fundi i këtij sistemi të lig është fare afër.
17, 18. Çfarë do të ndodhë me disa të mirosur gjatë pranisë së Krishtit?
17 Bibla shton këto hollësi për ringjalljen qiellore: «Nuk duam që të jeni në padije lidhur me ata që po flenë në gjumin e vdekjes. . . . Sepse, nëse besojmë që Jezui vdiq dhe u ngrit përsëri nga të vdekurit, po kështu edhe ata që kanë rënë në gjumin e vdekjes . . . Perëndia do t’i sjellë në jetë bashkë me të. . . . Ne të gjallët që mbijetojmë deri në praninë e Zotërisë, nuk do t’u paraprijmë kurrsesi atyre që kanë rënë në gjumin e vdekjes, se Zotëria do të zbresë nga qielli me një kushtrim, . . . e ata që kanë vdekur në unitet me Krishtin, do të ngrihen të parët. Më pas, ne të gjallët që mbijetojmë, do të rrëmbehemi së bashku me ta në re, për të takuar Zotërinë në ajër, e kështu do të jemi përherë me Zotërinë.»—1 Sel. 4:13-17.
18 Ringjallja e parë, ajo qiellore, do të ndodhte pasi të fillonte ‘prania’ e Krishtit. Të mirosurit që do të jenë gjallë në tokë gjatë shtrëngimit të madh ‘do të rrëmbehen në re’. (Mat. 24:31) Ata që ‘do të rrëmbehen’, nuk do të bien «në gjumin e vdekjes», domethënë nuk do të mbeten gjatë në gjumin e vdekjes. Ata ‘do të shndërrohen, në një çast, sa hap e mbyll sytë, gjatë trumbetës së fundit’.—1 Kor. 15:51, 52.
-
-
«Kam shpresë te Perëndia»Kulla e Rojës (Për studim)—2017 | Dhjetor
-
-
20. Pse mund të kemi besim se ringjallja do të bëhet në mënyrë të organizuar?
20 Kur flet për ringjalljen qiellore, Bibla thotë se ata që do ta provojnë këtë ringjallje do të ngrihen «secili sipas radhës». (1 Kor. 15:23) Mund të kemi besim se edhe ringjallja tokësore do të ndodhë sipas një radhe, në mënyrë të organizuar. Kjo perspektivë mund të na ngacmojë kureshtjen. A do të ringjallen aty nga fillimi i Mbretërimit Mijëvjeçar të Krishtit ata që vdiqën në ditët tona, e kështu t’i mirëpresin njerëzit e dashur që i njihnin? A do të kthehen në jetë herët burrat besnikë të lashtësisë me aftësi drejtuese, që të ndihmojnë në organizimin e popullit të Perëndisë në botën e re? Po ata që nuk i shërbyen kurrë Jehovait? Kur dhe ku do të ringjallen? Mund të na lindin sa e sa pyetje. Por, sinqerisht, a ka vërtet nevojë të vrasim mendjen për këto gjëra sot? A s’është më mirë që thjesht të presim e të shohim? Mund të kemi besim se do të jetë drithëruese të shohim me sytë tanë si do t’u japë drejtim Jehovai këtyre çështjeve.
-