-
Një mësim nga historia romakeKulla e Rojës—2002 | 15 Qershor
-
-
Një mësim nga historia romake
«NËSE, si burrat, jam kacafytur me bishat në Efes.» Disa mendojnë se këto fjalë, të shkruara në 1 Korintasve 15:32, nënkuptojnë se apostulli Pavël ishte dënuar të ndeshej me bishat në një arenë romake.
-
-
Një mësim nga historia romakeKulla e Rojës—2002 | 15 Qershor
-
-
Disa luftonin me armaturë, me mburojë e me shpatë, të tjerë me rrjetë e sfurk tredhëmbësh. Kishte edhe të tjerë që stërviteshin për t’u ndeshur me bishat në një lloj tjetër të përhapur shfaqjeje, që quhej gjuetia. Mos ndoshta Pavli po fliste pikërisht për një ngjarje të tillë?
-
-
Një mësim nga historia romakeKulla e Rojës—2002 | 15 Qershor
-
-
Gjuetarët e tregonin mjeshtërinë e tyre duke vrarë mizorisht kafshë ekzotike të sjella nga çdo cep i perandorisë, pa kursyer asnjë shpenzim: leopardë, rinoqerontë, hipopotamë, gjirafa, hiena, deve, ujq, derra të egër dhe antilopa.
Efektet skenike i bënin të paharrueshme gjuetitë. Shkëmbinj, pellgje me ujë dhe pemë përdoreshin për të paraqitur pyjet. Në disa arena, bishat shfaqeshin si me magji, duke dalë nga ashensorë të nëndheshëm dhe nga dyer të maskuara. Sjelljet e paparashikuara të kafshëve e shtonin interesin, por ajo që duket se i bënte gjuetitë veçanërisht mahnitëse ishte mizoria.
-