-
Ç’do të thotë të jesh njeri që drejtohet nga fryma e Perëndisë?Kulla e Rojës (Për studim)—2018 | Shkurt
-
-
ÇFARË ËSHTË NJERIU QË DREJTOHET NGA FRYMA E PERËNDISË?
3. Si ndryshon përshkrimi i Biblës për njeriun fizik nga përshkrimi për njeriun që drejtohet nga fryma?
3 Apostulli Pavël na ndihmon të kuptojmë çfarë është «njeriu frymor», pra njeriu që drejtohet nga fryma, duke bërë kontrastin mes tij dhe ‘njeriut fizik’. (Lexo 1 Korintasve 2:14-16.) Cili është ndryshimi?
-
-
Ç’do të thotë të jesh njeri që drejtohet nga fryma e Perëndisë?Kulla e Rojës (Për studim)—2018 | Shkurt
-
-
Nga ana tjetër, ‘njeri frymor’ është dikush që «shqyrton çdo gjë» dhe ka «mendjen e Krishtit». Pavli na nxit të jemi njerëz që drejtohemi nga fryma e Perëndisë.
-
-
Ç’do të thotë të jesh njeri që drejtohet nga fryma e Perëndisë?Kulla e Rojës (Për studim)—2018 | Shkurt
-
-
6. Nga se dallohet një njeri që drejtohet nga fryma?
6 Po ç’do të thotë të jesh ‘njeri frymor’? Krejt ndryshe nga njeriu fizik, ai është i prirur drejt Perëndisë. Njerëzit që lejojnë të drejtohen nga fryma përpiqen fort ‘të bëhen imitues të Perëndisë’. (Efes. 5:1) Kjo do të thotë se përpiqen të mendojnë si Jehovai dhe t’i shohin gjërat me syrin e tij. Perëndia është shumë real për ta. Në kontrast me njerëzit që e mbajnë mendjen te gjërat e mishit, ata mundohen që në çdo gjë të jenë në harmoni me normat e Jehovait. (Psal. 119:33; 143:10) Kush e mban mendjen te gjërat e frymës, nuk përqendrohet te veprat e mishit, por bën çmos të shfaqë ‘frytin e frymës’. (Gal. 5:22, 23) Për ta kuptuar akoma më qartë shprehjen «njeri me mendje frymore», mendo për këtë krahasim: dikush që është i zoti në punët e tregtisë quhet njeri me mendje tregtari. Në mënyrë të ngjashme, dikush që i vlerëson thellë gjërat që lidhen me adhurimin e Perëndisë quhet njeri me mendje te fryma.
7. Çfarë thotë Bibla për ata që e mbajnë mendjen te fryma?
7 Bibla flet në mënyrë shumë pozitive për njerëzit që e mbajnë mendjen te fryma. Mateu 5:3 thotë: «Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë [që janë të varfër në frymë, shën.], sepse atyre u përket mbretëria e qiejve!» Romakëve 8:6 tregon dobitë që vijnë kur e mban mendjen te fryma. Aty lexojmë: «Po të mbash mendjen te mishi, kjo do të thotë vdekje, kurse po ta mbash mendjen te fryma, kjo do të thotë jetë dhe paqe.» Duke u përqendruar te gjërat e frymës, fitojmë sot paqe me Perëndinë e me veten dhe në të ardhmen perspektivën që të jetojmë përgjithmonë.
-