-
Darka e Zotërisë—Sa shpesh duhet kremtuar ajo?Kulla e Rojës—1994 | 15 Qershor
-
-
Dhe mos harro, gjithashtu, se Jezui e vendosi këtë kremtim dhe pastaj vdiq, sipas kalendarit hebre, më 14 nisan.a Ajo ishte dita e Pashkëve, një festë që u kujtonte hebrenjve çlirimin e madh nga Egjipti, në shekullin e 16-të p.e.s. Në atë kohë, sakrifica e një qengji solli si rezultat shpëtimin e të parëlindurve hebrenj, ndërsa engjëlli i Jehovait vrau të gjithë të parëlindurit e Egjiptit.—Të Dalët 12:21, 24-27.
Si na ndihmon kjo që të kuptojmë çështjen? E pra, apostulli i krishterë Pavli shkroi: «Pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne.» (1. Korintasve 5:7) Vdekja e Jezuit ishte flijimi më i madh për Pashkët, duke i dhënë njerëzimit rastin për një shpëtim shumë më të madh. Prandaj, për të krishterët Përkujtimi i vdekjes së Krishtit zëvendësoi Pashkën hebreje.—Gjoni 3:16.
Pashkët ishin një kremtim vjetor. Është e logjikshme, pra, që kështu të jetë edhe Përkujtimi. Pashka, pra dita në të cilën vdiq Jezui, binte gjithnjë ditën e katërmbëdhjetë të muajit hebre, nisanit. Prandaj, vdekja e Krishtit duhet kremtuar një herë në vit, në ditën kalendarike që i korrespondon 14 nisanit.
-
-
Darka e Zotërisë—Sa shpesh duhet kremtuar ajo?Kulla e Rojës—1994 | 15 Qershor
-
-
a Nisani, muaji i parë i vitit hebre, fillonte me shfaqjen e parë të hënës së re. Pra, 14 nisani vinte gjithmonë gjatë hënës së plotë.
-