-
«Perëndia i çdo ngushëllimi»Kulla e Rojës—2008 | 1 Shtator
-
-
SHUMË gjëra në jetë të tilla, si vuajtjet, zhgënjimet dhe vetmia, mund të sjellin trishtim, e madje dëshpërim. Në këto raste, ndoshta pyet veten: «Ku mund të drejtohem për ndihmë?» Fjalët e apostullit Pavël që gjenden te 2 Korintasve 1:3, 4, na drejtojnë te një burim i padështueshëm ngushëllimi—Perëndia Jehova.
Në vargun 3 Perëndia quhet «Ati i mëshirave të buta». Ç’do të thotë kjo? Fjala greke e përkthyer ‘mëshira të buta’ mund të përçojë idenë e dhembshurisë për vuajtjet e të tjerëve.a Një vepër referimi thotë se ky term mund të përkthehet «ndien keqardhje» ose «merakoset shumë». ‘Mëshirat e buta’ e nxitin Perëndinë të veprojë. A nuk nxitemi t’i afrohemi Perëndisë kur e njohim këtë aspekt të personalitetit të tij?
Gjithashtu, Pavli e quan Jehovain «Perëndia i çdo ngushëllimi». Këtu Pavli përdor një fjalë që thuhet se përfshin «idenë e ngushëllimit të dikujt që ka një hall a një brengë dhe idenë e ndihmës konkrete ose inkurajimit». Një vepër shpjegon: «E ngushëllojmë dikë që vuan, kur i japim kurajë të durojë dhembjen.» (The Interpreter’s Bible)
Mund të pyesësh: «Si na ngushëllon Perëndia dhe na jep kurajë të durojmë dhembjen?» E bën këtë kryesisht nëpërmjet Fjalës së tij, Biblës, dhe nëpërmjet lutjes që është një dhuratë. Pavli thotë se, me dashuri, Perëndia na ka dhënë Fjalën e Tij që «me anë të ngushëllimit nga Shkrimet, të kemi shpresë». Po ashtu, nëpërmjet lutjeve të përzemërta mund të kemi ‘paqen e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim’.—Romakëve 15:4; Filipianëve 4:7.
-
-
«Perëndia i çdo ngushëllimi»Kulla e Rojës—2008 | 1 Shtator
-
-
a Perëndia quhet «Ati [ose burimi] i mëshirave të buta» sepse dhembshuria buron prej tij dhe është pjesë e natyrës së tij.
-