-
A e dini?Kulla e Rojës—2009 | 1 Prill
-
-
Fjala aramaike ʼabbaʼʹ mund të thotë «ati» ose «o Atë». Në të tria rastet që kjo fjalë del në Shkrime, është pjesë e lutjes dhe përdoret për Atin qiellor, Jehovain. Ç’domethënie kishte përdorimi i saj?
Një enciklopedi, The International Standard Bible Encyclopedia, thotë: «Në gjuhën e përditshme të kohës së Jezuit, ʼabbāʼ përdorej kryesisht nga fëmijët për të treguar afrimitetin e ngushtë dhe respektin për babanë.» Ishte një mënyrë për t’iu drejtuar me përzemërsi dhe ndër fjalët e para që mësonte fëmija.
-
-
A e dini?Kulla e Rojës—2009 | 1 Prill
-
-
Dy rastet e tjera kur «Abba» përdoret në Bibël, të dyja në shkrimet e apostullit Pavël, tregojnë se edhe të krishterët e shekullit të parë e përdornin këtë fjalë në lutje.—Romakëve 8:15; Galatasve 4:6.
-