-
Çfarë fryme tregon?Kulla e Rojës—2012 | 15 Tetor
-
-
1. Çfarë shprese shprehte Pavli kur u shkruante bashkëbesimtarëve?
KUR u shkruante bashkëbesimtarëve, apostulli Pavël thoshte herë pas here se shpresonte që Perëndia dhe Krishti të miratonin frymën që shfaqnin kongregacionet. Për shembull, galatasve u shkroi: «Dashamirësia e pamerituar e Zotërisë tonë Jezu Krisht qoftë me frymën që tregoni, vëllezër! Amin!» (Gal. 6:18) Çfarë donte të thoshte me shprehjen ‘fryma që tregoni’?
2, 3. (a) Cilës gjë i referohej Pavli herë pas here kur përdorte fjalën ‘frymë’? (b) Cilat pyetje duhet t’i bëjmë vetes për frymën që tregojmë?
2 Kur përdori fjalën ‘frymë’ në këtë kontekst, Pavli iu referua forcës së brendshme që na shtyn t’i themi ose t’i bëjmë gjërat në një mënyrë të caktuar. Dikush mund të jetë zemërbutë, shpirtdhembshur, i vëmendshëm ndaj të tjerëve, bujar ose që fal. Bibla thotë se është mirë të kemi ‘frymë të qetë e të butë’ dhe të jemi «gjakftohtë». (1 Pjet. 3:4; Prov. 17:27) Por dikush tjetër mund të jetë sarkastik, materialist, që fyhet shpejt ose që tregon qëndrim të pavarur. Më keq akoma, disa shfaqin një frymë të papastër, të pabindur, madje rebele.
3 Kështu, kur Pavli përdori shprehje, si «Zotëria qoftë me frymën që ti tregon», po i nxiste vëllezërit të imitonin Krishtin e të shfaqnin një frymë në harmoni me vullnetin e Perëndisë. (2 Tim. 4:22; lexo Kolosianëve 3:9-12.)
-
-
Çfarë fryme tregon?Kulla e Rojës—2012 | 15 Tetor
-
-
«Dashamirësia e pamerituar e Zotërisë Jezu Krisht qoftë me frymën që tregoni!»—FIL. 25.
-