-
Imito besimin e MoisiutKulla e Rojës—2014 | 15 Prill
-
-
1, 2. (a) Çfarë vendimi mori Moisiu në moshën 40-vjeçare? (Shih figurën hapëse.) (b) Pse Moisiu zgjodhi të keqtrajtohej me popullin e Perëndisë?
MOISIU e dinte fare mirë çfarë perspektive kishte në Egjipt. Shihte vilat madhështore të të pasurve. Ishte pjesëtar i familjes mbretërore. «Mësoi gjithë mençurinë e egjiptianëve», që ka të ngjarë të përfshinte artet, astronominë, matematikën dhe shkenca të tjera. (Vep. 7:22) Mjafton të shtrinte dorën dhe mund të kishte pasuri, pushtet e privilegje që një egjiptian i thjeshtë vetëm sa i ëndërronte.
2 Megjithatë, në moshën 40-vjeçare Moisiu mori një vendim që mbase iu duk absurd familjes mbretërore egjiptiane që e kishte birësuar. Ai nuk zgjodhi madje as të kishte një jetë «normale» si një egjiptian i thjeshtë, por një jetë bashkë me skllevërit. Pse? Ngaqë kishte besim. (Lexo Hebrenjve 11:24-26.) Me anë të besimit, shihte shumë më tepër se botën përreth tij. Si njeri me këndvështrim frymor, Moisiu kishte besim tek ‘Ai që është i padukshëm’, Jehovai, dhe ishte i sigurt se premtimet e Tij do të përmbusheshin.—Hebr. 11:27.
-
-
Imito besimin e MoisiutKulla e Rojës—2014 | 15 Prill
-
-
6. (a) Pse Moisiu «nuk pranoi të quhej biri i bijës së faraonit»? (b) Për mendimin tënd, pse Moisiu mori vendimin e duhur?
6 Besimi i Moisiut ndikoi jashtëzakonisht edhe tek udha që zgjodhi në jetë. «Me anë të besimit, Moisiu, kur u rrit, nuk pranoi të quhej biri i bijës së faraonit.» (Hebr. 11:24) Ai nuk arsyetoi se mund t’i shërbente Perëndisë si pjesëtar i oborrit mbretëror, e pastaj ta shfrytëzonte pasurinë e privilegjin për të ndihmuar vëllezërit izraelitë. Përkundrazi, ishte i vendosur ta donte Jehovain me gjithë zemrën, shpirtin dhe forcën e tij. (Ligj. 6:5) Ai vendim i kurseu mjaft dhembje. Pak më vonë shumë nga thesaret e Egjiptit, që u ktheu krahët, përfunduan në duar të tjera, pra, në duart e vetë izraelitëve. (Dal. 12:35, 36) Faraoni u poshtërua dhe u ekzekutua. (Psal. 136:15) Krejt ndryshe, Moisiu mbeti gjallë dhe Perëndia e përdori që t’i printe një kombi të tërë drejt një vendi të sigurt. Jeta e tij kishte vërtet kuptim.
-