-
«I shtyrë nga keqardhja»«Eja e bëhu dishepulli im»
-
-
KAPITULLI PESËMBËDHJETË
«I shtyrë nga keqardhja»
1-3. (a) Si reagoi Jezui kur dy lypës të verbër iu lutën për ndihmë? (b) Çfarë do të thotë shprehja «i shtyrë nga keqardhja»? (Shih shënimin.)
DY TË verbër ishin ulur buzë rrugës, në dalje të Jerikosë. Ata vinin çdo ditë aty dhe, pasi gjenin një vend ku kalonin shumë njerëz, fillonin të kërkonin lëmoshë. Por atë ditë do të ndodhte diçka që do t’ua ndryshonte krejtësisht jetën.
2 Papritur lypësit dëgjuan gumëzhima njerëzish. Ngaqë nuk shihnin dot se ç’po ndodhte, njëri prej tyre pyeti pse gjithë kjo rrëmujë. Njerëzit i thanë: «Po kalon Jezui, nazareasi!» Jezui po shkonte në Jerusalem për herë të fundit. Por nuk ishte vetëm. Pas e ndiqte një turmë e madhe. Kur dëgjuan se kush po kalonte, lypësit filluan të thërritnin me të madhe: «Zotëri, Bir i Davidit, ki mëshirë për ne!» Disa nga turma, të acaruar, u thanë të heshtnin, por ngaqë lypësit ishin të dëshpëruar, s’mund të lejonin askënd t’ua mbyllte gojën.
3 Jezui i dëgjoi britmat e tyre përmes rrëmujës që bënte turma. Ç’do të bënte? Ai po përjetonte një stres të jashtëzakonshëm. Po niste java e fundit e jetës së tij në tokë. E dinte se në Jerusalem e prisnin vuajtje dhe një vdekje mizore. Gjithsesi, nuk i shpërfilli ato thirrje këmbëngulëse për ndihmë. Ndaloi dhe kërkoi t’ia sillnin ata lypësa. Të verbrit i thanë: «Të na hapen sytë, Zotëri.» «I shtyrë nga keqardhja», Jezui u preku sytë dhe atyre iu kthye shikimi.a Menjëherë pas kësaj, nisën ta ndiqnin.—Luka 18:35-43; Mateu 20:29-34.
4. Si e përmbushi Jezui profecinë që thoshte se ‘do t’i dhimbsej i përvuajturi’?
4 Ky s’ishte i vetmi rast që Jezui tregoi dhembshuri. Ai e shfaqi këtë cilësi në shumë raste të tjera dhe në mënyra të ndryshme. Për Jezuin ishte profetizuar se ‘do t’i dhimbsej i përvuajturi’. (Psalmi 72:13) Ai e përmbushi këtë profeci duke shfaqur empati për njerëzit dhe duke marrë iniciativën për t’i ndihmuar. Dhembshuria e nxiste që t’u predikonte. Ungjijtë tregojnë si dilte në pah kjo cilësi nga fjalët dhe veprat e tij. Le ta shqyrtojmë më nga afër këtë dhe si mund ta imitojmë edhe ne dhembshurinë e Jezuit.
Mendonte për ndjenjat e të tjerëve
5, 6. Cilët shembuj tregojnë se Jezui ndiente empati për të tjerët?
5 Jezui tregonte shumë empati për të tjerët. I kuptonte ata që vuanin dhe bashkohej me ndjenjat e tyre. Edhe pse vetë nuk kaloi gjithçka që ata përjetonin, e ndiente vërtet në zemër dhimbjen e tyre. (Hebrenjve 4:15) Kur shëroi një grua që kishte vuajtur për 12 vjet nga një rrjedhje gjaku, ai e përshkroi sëmundjen e saj si një ‘sëmundje të rëndë’. Kjo tregonte se Jezui e dinte sa dhimbje të forta emocionale dhe fizike i kishte shkaktuar ajo sëmundje. (Marku 5:25-34) Një herë tjetër, kur pa Marinë dhe të tjerët që po qanin për vdekjen e Lazarit, u prek kaq shumë nga hidhërimi i tyre, sa ndjeu dhimbje të thellë për ta. Ndonëse e dinte se pas pak do ta ringjallte Lazarin, Jezui u trishtua aq shumë, sa iu mbushën sytë me lot.—Gjoni 11:33, 35.
6 Në një rast tjetër, një i lebrosur iu afrua Jezuit dhe iu lut: «Po të duash, ti mund të më pastrosh.» Si reagoi Jezui, edhe pse vetë ishte i përsosur dhe s’ishte sëmurur asnjëherë? I pikoi në zemër për të lebrosurin. Po, ndjeu ‘keqardhje’. (Marku 1:40-42) Pastaj bëri diçka të jashtëzakonshme. Ai e dinte fare mirë se, sipas Ligjit, të lebrosurit ishin të papastër dhe duhej të qëndronin larg të tjerëve. (Levitiku 13:45, 46) S’ka dyshim që Jezui e kishte aftësinë ta shëronte këtë njeri pa e prekur fare. (Mateu 8:5-13) E megjithatë, vendosi të zgjaste dorën e ta prekte, duke i thënë: «Po, dua! Pastrohu.» Menjëherë lebra u zhduk. Sa shumë empati tregoi Jezui ndaj këtij të lebrosuri!
7. Ç’mund të na ndihmojë të zhvillojmë empati dhe si mund ta shfaqim këtë cilësi?
7 Si të krishterë duhet ta imitojmë Jezuin e të shfaqim ndjenja të përbashkëta me të tjerët. Bibla na nxit të tregojmë «empati».b (1 Pjetrit 3:8) Ndoshta s’e kemi të lehtë ta kuptojmë si ndihet dikush që vuan nga një sëmundje kronike ose nga depresioni, sidomos nëse nuk e kemi kaluar vetë. Por që të shfaqim empati, nuk do të thotë medoemos të kemi përjetuar të njëjtat situata me të tjerët. Jezui ndjeu empati për të sëmurët, edhe pse vetë nuk kishte qenë kurrë i sëmurë. Po ne, si mund të zhvillojmë empati? Duke dëgjuar me durim kur dikush na zbraz zemrën dhe na tregon si ndihet. Mund të pyesim veten: «Po të isha në vendin e tij, si do të ndihesha?» (1 Korintasve 12:26) Nëse përpiqemi t’i kuptojmë ndjenjat e të tjerëve, do të kemi mundësi ‘t’u flasim në mënyrë ngushëlluese atyre që janë të dëshpëruar’. (1 Selanikasve 5:14) Nganjëherë, empatia mund të shprehet jo vetëm me fjalë, por edhe me lot. «Qani me ata që qajnë»,—thuhet te Romakëve 12:15.
8, 9. Si tregoi Jezui se i merrte parasysh ndjenjat e të tjerëve?
8 Jezui i merrte parasysh ndjenjat e të tjerëve, ndaj nuk bënte gjëra që i vinin në siklet. Kujto rastin kur i sollën një njeri që ishte i shurdhër dhe i mbahej goja. Me sa duket Jezui e kuptoi se ky njeri s’po ndihej rehat, prandaj bëri diçka që zakonisht nuk e bënte kur shëronte: «Ai e mori [burrin] veçmas.» Pastaj, e shëroi larg syve të njerëzve.—Marku 7:31-35.
9 Jezui veproi njësoj edhe kur i sollën një të verbër e i kërkuan ta shëronte. Ai «e mori për dore të verbrin» dhe «e çoi jashtë fshatit». Pastaj e shëroi në mënyrë graduale. Ndoshta kjo e ndihmoi të verbrin që truri dhe sytë t’i mësoheshin dalëngadalë me dritën verbuese dhe imazhet e ndërlikuara të botës përreth. (Marku 8:22-26) Sa shumë mendonte Jezui për të tjerët!
10. Si mund të tregojmë se i marrim në konsideratë ndjenjat e të tjerëve?
10 Të jemi dishepuj të Jezuit, kërkon që t’i marrim parasysh ndjenjat e të tjerëve. Prandaj bëjmë kujdes kur flasim, sepse e dimë që, nëse i përdorim fjalët pa u menduar, mund t’i lëndojmë ata. (Proverbat 12:18; 18:21) Si të krishterë, kemi merak për ta, ndaj nuk përdorim fjalë të ashpra, komente përçmuese dhe ironi therëse. (Efesianëve 4:31) Po ju pleq, si mund të tregoni se i merrni në konsideratë ndjenjat e të tjerëve? Kur jepni këshilla, përpiquni t’u flisni gjithnjë me përzemërsi dhe butësi, në mënyrë që të mos u cenoni dinjitetin. (Galatasve 6:1) Ju prindër, si mund të tregoni se mendoni për ndjenjat e fëmijëve tuaj? Kur i disiplinoni, përpiquni ta bëni këtë në mënyra që të mos i vini më kot në siklet.—Kolosianëve 3:21.
Merrte iniciativën për të ndihmuar të tjerët
11, 12. Cilat tregime nga Bibla e bëjnë të qartë se nuk ishte e nevojshme që njerëzit t’i kërkonin Jezuit të tregonte dhembshuri?
11 Jezui nuk tregonte dhembshuri vetëm kur i kërkonin ndihmë. Faktikisht dhembshuria është një cilësi aktive që zgjon në zemrën e dikujt dëshirën për të ndihmuar të tjerët. Prandaj nuk habitemi që dhembshuria e shtynte Jezuin të merrte iniciativën për t’u ardhur në ndihmë njerëzve. Për shembull, kur një turmë e madhe qëndroi tri ditë me të dhe nuk kishte asgjë për të ngrënë, s’ishte e nevojshme që dikush t’i thoshte Jezuit se njerëzit ishin të uritur ose t’i sugjeronte të bënte diçka. Tregimi thotë: «Jezui i thirri pranë dishepujt e tij dhe u tha: ‘Më vjen keq për turmën, sepse tashmë kanë tri ditë që qëndrojnë me mua dhe nuk kanë ç’të hanë. Nuk dua t’i nis pa ngrënë, se mos u bie të fikët.’» Prandaj, i nxitur nga dhembshuria, e ushqeu turmën me anë të një mrekullie.—Mateu 15:32-38.
12 Të shohim edhe një rast tjetër. Në vitin 31 të e.s., teksa po i afrohej qytetit të Nainit, Jezui pa një skenë të dhimbshme. Nga qyteti po dilte një kortezh, ndoshta po shkonte drejt varrezave në kodrat aty afër, për të varrosur «djalin e vetëm të një vejushe». E përfytyron dot dhimbjen në zemrën e asaj nëne? Po varroste djalin e saj të vetëm dhe s’kishte as të shoqin që ta ngushëllonte. Edhe pse në atë kortezh kishte shumë njerëz, Jezuit nuk i shpëtoi pa ‘vënë re’ kjo vejushë, që tani kishte mbetur edhe pa fëmijë. Ajo që pa e preku thellë, ja pse Bibla thotë: «U shty nga keqardhja për të.» S’ishte e nevojshme që dikush t’i përgjërohej Jezuit për ta ndihmuar. Por, ishte dhembshuria që ndiente në zemër, që e nxiti të merrte iniciativën. Prandaj, ‘u afrua, preku vigun e varrimit’ dhe e riktheu në jetë djaloshin. Ç’ndodhi më tej? Jezui nuk i kërkoi të riut të bashkohej me turmën e madhe që e ndiqte. Përkundrazi, «ia dha së ëmës», duke i ribashkuar si familje dhe duke e siguruar vejushën se do të kishte dikë që të kujdesej për të.—Luka 7:11-15.
13. Si mund ta imitojmë Jezuin kur dikush ka nevojë për ndihmë?
13 Si mund ta ndjekim shembullin e Jezuit? Është e vërtetë që ne nuk sigurojmë dot ushqim me anë të mrekullive dhe as nuk i ringjallim dot të vdekurit. Megjithatë mund ta imitojmë Jezuin, duke marrë iniciativën për të ndihmuar ata që janë në vështirësi. Ndoshta një bashkëbesimtar po vuan për shkak të problemeve të rënda financiare ose ka mbetur pa punë. (1 Gjonit 3:17) Shtëpia e një vejushe mund të ketë nevojë urgjente për riparim. (Jakovi 1:27) Ndoshta njohim ndonjë familje që sapo ka humbur një person të dashur dhe ka nevojë për ngushëllim a ndihmë praktike. (1 Selanikasve 5:11) Kur shohim situata të tilla, s’kemi pse të presim derisa të vijnë e të na kërkojnë ndihmë. (Proverbat 3:27) Dhembshuria do të na shtyjë të bëjmë çmos për t’i ndihmuar. Por, edhe nëse rrethanat na kufizojnë, të mos harrojmë që jo gjithmonë është e nevojshme të bëjmë diçka të madhe për të treguar dhembshuri. Edhe një gjest mirësie ose disa fjalë ngushëlluese nga zemra janë shprehje të fuqishme dhembshurie.—Kolosianëve 3:12.
Dhembshuria e shtynte të predikonte
14. Pse Jezui i jepte përparësi predikimit të lajmit të mirë?
14 Siç e pamë në pjesën e dytë të këtij libri, Jezui la një shembull të jashtëzakonshëm për sa i përket predikimit të lajmit të mirë. Ai tha: «Duhet t’ua shpall lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë edhe qyteteve të tjera, sepse për këtë u dërgova.» (Luka 4:43) Pse Jezui i dha përparësi kësaj vepre? Kryesisht për shkak të dashurisë së tij për Perëndinë. Por, ai kishte edhe një motiv tjetër: dhembshurinë e thellë për njerëzit. Siç e kemi parë, ai e shfaqi këtë cilësi në shumë mënyra, megjithatë mënyra më e rëndësishme ishte duke u folur atyre për Atin. Le të shqyrtojmë dy ngjarje që tregojnë si i shihte Jezui njerëzit, të cilëve u predikonte. Ky shqyrtim mund të na ndihmojë të analizojmë motivet tona pse marrim pjesë në shërbim.
15, 16. Përshkruaj dy ngjarje që tregojnë se ç’pikëpamje kishte Jezui për ata të cilëve u predikonte.
15 Në vitin 31 të e.s., pas afro dy vitesh intensive në predikim, Jezui e zgjeroi veprën e tij duke udhëtuar «nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat» e Galilesë. Gjërat që pa, e prekën thellë në zemër. Apostulli Mate thotë: «Kur pa turmat, ai ndjeu keqardhje për to, sepse ishin të keqtrajtuara e të hallakatura si dele pa bari.» (Mateu 9:35, 36, shënimi) Jezui ndjeu dhembshuri për njerëzit e thjeshtë. E kuptonte që ata donin t’i afroheshin Perëndisë, por akoma nuk e njihnin mirë. E dinte se ishin të keqtrajtuar e të lënë pas dore nga udhëheqësit fetarë që duhej t’i kishin mësuar për Perëndinë. I shtyrë nga dhembshuria e thellë, Jezui bëri çmos t’u përcillte njerëzve një mesazh shprese. Për ta, lajmi i mirë për Mbretërinë e Perëndisë, kishte më tepër rëndësi se çdo gjë tjetër.
16 Diçka e ngjashme ndodhi disa muaj më vonë, aty afër Festës së Kalimit të vitit 32 të e.s. Në këtë rast, Jezui dhe apostujt hipën në një varkë dhe lundruan përmes Detit të Galilesë, për të gjetur një vend të qetë ku të pushonin. Por një turmë njerëzish vrapoi përqark bregut dhe mbërriti në anën tjetër para varkës. Si reagoi Jezui? «Kur po zbriste nga varka, Jezui pa një turmë të madhe dhe ndjeu keqardhje për ta, sepse ishin si dele pa bari dhe nisi t’u mësonte shumë gjëra.» (Marku 6:31-34, shënimi) Përsëri, Jezui «ndjeu keqardhje» kur pa sa shumë njerëz kishin nevojë të njihnin Perëndinë. Tamam si «dele pa bari», krejtësisht të lënë pas dore, askush nuk po i mësonte për Jehovain. Pra, ishte dhembshuria ajo që e nxiti Jezuin të predikonte, dhe jo ndjenja e detyrës.
17, 18. (a) Çfarë na motivon të marrim pjesë në shërbim? (b) Si mund të zhvillojmë dhembshuri?
17 Si dishepuj të Jezuit, çfarë na motivon të dalim në shërbim? Siç e pamë në kapitullin 9 të këtij libri, na është dhënë një caktim, një përgjegjësi: për të predikuar e për të bërë dishepuj. (Mateu 28:19, 20; 1 Korintasve 9:16) Por motivi pse e bëjmë këtë vepër, nuk duhet të jetë thjesht ndjenja e detyrës. Arsyeja kryesore pse predikojmë lajmin e mirë të Mbretërisë, është dashuria për Jehovain. Një arsye tjetër që na shtyn të predikojmë, është edhe dhembshuria për ata që nuk kanë bindjet tona. (Marku 12:28-31) Atëherë, si mund të zhvillojmë dhembshuri?
18 Duhet t’i shohim njerëzit tamam siç i shihte Jezui—‘të keqtrajtuar e të hallakatur si dele pa bari’. Mendo sikur ke gjetur një qengj të pambrojtur që ka humbur rrugën. Kjo krijesë e gjorë po ngordh urie dhe ka etje, ngaqë nuk e ka bariun pranë që ta drejtojë në kullota dhe në burime uji. A nuk do të të vinte keq për të? A nuk do të bëje çmos t’i jepje për të ngrënë e për të pirë? Si ky qengj janë shumë njerëz që ende s’e njohin lajmin e mirë. Të lënë pas dore nga krerët fetarë që nuk u mësojnë të vërtetën për Perëndinë, ata s’kanë asnjë shpresë për të ardhmen. Ne kemi pikërisht atë që u nevojitet: ushqimin besimforcues dhe ujërat freskuese të së vërtetës që gjenden në Fjalën e Perëndisë. (Isaia 55:1, 2) Kur mendojmë sa nevojë kanë njerëzit për ta njohur Perëndinë, na dhemb zemra për ta. Nëse thellë brenda vetes ndiejmë dhembshuri, siç ndiente Jezui, do të bëjmë çmos t’u japim shpresën e Mbretërisë.
19. Ç’mund të bëjmë për ta motivuar një student të Biblës të dalë në shërbim?
19 Si t’i ndihmojmë të tjerët të ndjekin shembullin e Jezuit? Ta zëmë se duam ta nxitim një student të Biblës që kualifikohet për të dalë lajmëtar, të dalë në shërbim. Ose ndoshta duam të ndihmojmë një lajmëtar joaktiv që të rifillojë shërbimin. Si t’i ndihmojmë? Duhet të përpiqemi t’u prekim zemrën. Në fillim Jezui ndiente «keqardhje» për njerëzit, dhe më pas kjo cilësi e shtynte që t’i mësonte. (Marku 6:34, shënimi) Pra, nëse arrijmë ta ndihmojmë studentin e Biblës ose një lajmëtar joaktiv të zhvillojë dhembshuri, zemra do ta shtyjë të imitojë Jezuin dhe t’u flasë të tjerëve për lajmin e mirë. Mund ta pyesim: «Si ka ndryshuar për mirë jeta jote që kur ke pranuar mesazhin e Mbretërisë? Po njerëzit që ende nuk e kanë dëgjuar këtë mesazh, a nuk kanë nevojë për lajmin e mirë? Ç’mund të bësh për t’i ndihmuar?» Sigurisht, motivi kryesor për të predikuar mbetet dashuria për Perëndinë dhe dëshira për t’i shërbyer atij.
20. (a) Çfarë do të thotë të jesh dishepull i Jezuit? (b) Çfarë do të shohim në kapitullin tjetër?
20 Të jemi dishepuj të Jezuit, nuk do të thotë vetëm të përsëritim fjalët e tij dhe të kopjojmë veprimet e tij. Por duhet të zhvillojmë edhe të njëjtën «prirje mendore» si ai. (Filipianëve 2:5) Sa mirënjohës ndihemi që Bibla na zbulon mendimet dhe ndjenjat që qëndronin pas fjalëve dhe veprimeve të Jezuit! Duke e njohur mirë «mendjen e Krishtit», do të jemi më të aftë për të zhvilluar ndjeshmëri dhe dhembshuri të përzemërt, e kështu t’i trajtojmë të tjerët siç i trajtonte Jezui. (1 Korintasve 2:16) Në kapitullin tjetër, do të shohim disa mënyra si tregoi dashuri Jezui për dishepujt e tij.
a Fjala greke e përkthyer «i shtyrë nga keqardhja» është cilësuar si një nga fjalët më të fuqishme të gjuhës greke për të përcjellë ndjenjën e dhembshurisë. Në një vepër referimi thuhet se kjo fjalë tregon «jo vetëm një ndjenjë të thellë e të butë kur sheh dikë që po vuan, por edhe dëshirën e fortë për t’ia hequr vuajtjen».
b Termi grek i përkthyer «empati», fjalë për fjalë do të thotë «të vuash me».