-
Çfarë lloj personash duhet të jeni ju?Shërbimi i Mbretërisë—1995 | Gusht
-
-
Me këtë në mendje, Pjetri ngriti një pyetje që bën sondazh: «Çfarë lloj personash duhet të jeni ju?» Ai theksoi rëndësinë e ‘një sjelljeje të shenjtë, të veprave të devotshmërisë hyjnore
-
-
Çfarë lloj personash duhet të jeni ju?Shërbimi i Mbretërisë—1995 | Gusht
-
-
2 Sjellje e shenjtë dhe vepra të devotshmërisë hyjnore: Sjellja e shenjtë përfshin vepra shembullore që tregojnë respekt për parimet e Biblës. (Titit 2:7, 8) Një i krishterë duhet të shmangë sjelljen e botës e cila është e motivuar nga egoizmi, dëshirat e mishit.—Rom. 13:11, 14.
3 «Devotshmëria hyjnore» është përshkruar si «një lidhje personale me Perëndinë, që rrjedh prej një zemre të prekur nga një çmueshmëri e thellë për cilësitë e tij tërheqëse». Zelli ynë në shërbim është një mënyrë që nxjerr në pah se ne e tregojmë këtë cilësi. Motivi ynë në predikim është më tepër se thjesht një ndjenjë detyre; ajo rrjedh nga një dashuri e thellë për Jehovain. (Mar. 12:29, 30) Duke qenë të motivuar nga një dashuri e tillë, e shikojmë shërbimin tonë si një shprehje kuptimplote të devotshmërisë sonë të shenjtë. Meqë devotshmëria jonë duhet të jetë e qëndrueshme edhe pjesëmarrja jonë në veprën e predikimit duhet të jetë e qëndrueshme. Ajo duhet të jetë një pjesë integrale e programit tonë javor të veprimtarive.—Hebr. 13:15.
-