-
Shumica e madhe e deleve të tjera lëvdon Perëndinë dhe KrishtinKulla e Rojës 2021 (Për studim) | Janar
-
-
Prandaj janë të denjë të qëndrojnë para fronit të Perëndisë dhe t’i bëjnë «shërbim të shenjtë ditë e natë» në oborrin tokësor të tempullit të tij të madh. Qysh sot, ata po kryejnë me zell pjesën më të madhe të veprës së predikimit, duke vënë Mbretërinë e Perëndisë para interesave personale.—Mat. 6:33; 24:14; 28:19, 20.
10. Për çfarë është e sigurt shumica e madhe, dhe cilin premtim do të shohin të përmbushet?
10 Shumica e madhe që del nga shtrëngimi i madh, është e sigurt se Perëndia do të vazhdojë të kujdeset për ta, sepse «Ai që është ulur në fron, do të shtrijë tendën mbi ta». Delet e tjera do të shohin të përmbushet më në fund ky premtim, për të cilin u digjej zemra: «[Perëndia] do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje.»—Zbul. 21:3, 4.
-