-
‘Eshtrat e thata’ dhe «dy dëshmitarët»—Ngjashmëritë dhe ndryshimetJehovai rivendos adhurimin e pastër!
-
-
‘Eshtrat e thata’ dhe «dy dëshmitarët»—Ngjashmëritë dhe ndryshimet
NË VITIN 1919 u përmbushën dy profeci që kanë lidhje me njëra-tjetrën: profecia për ‘eshtrat e thata’ dhe ajo për «dy dëshmitarët». Në vegimin për ‘eshtrat e thata’ parathuhej një periudhë goxha e gjatë (që zgjati shumë shekuj), e cila përfundoi kur një grup i madh me shërbëtorë të Perëndisë u kthye në jetë. (Ezek. 37:2-4; Zbul. 11:1-3, 7-13) Kurse profecia për «dy dëshmitarët» i referohej një periudhe të shkurtër (nga gjysma e dytë e vitit 1914 deri në fillim të vitit 1919), që përfundoi kur një grup i vogël me shërbëtorë të Perëndisë u kthye në jetë. Të dyja profecitë përshkruanin një ringjallje të figurshme dhe patën një përmbushje në vitin 1919. Në atë vit, Jehovai i ndihmoi shërbëtorët e tij të mirosur ‘të ngriheshin në këmbë’, të çliroheshin nga robëria e Babilonisë së Madhe dhe të mblidheshin në kongregacionin e pastruar.—Ezek. 37:10.
Megjithatë, vër re ndryshimin domethënës që ekziston në përmbushjen e këtyre dy profecive. Profecia për ‘eshtrat e thata’ parathoshte kthimin në jetë të të gjithë pjesëtarëve të mbetjes së mirosur. Ndërsa profecia për «dy dëshmitarët» parathoshte kthimin në jetë vetëm të disa pjesëtarëve të mbetjes së mirosur—të atyre që merrnin drejtimin në organizatë dhe që u emëruan si «skllavi besnik dhe i mençur».—Mat. 24:45; Zbul. 11:6.a
-
-
‘Eshtrat e thata’ dhe «dy dëshmitarët»—Ngjashmëritë dhe ndryshimetJehovai rivendos adhurimin e pastër!
-
-
FILLIMI I VITIT 1919
1919: «Dy dëshmitarët» kthehen në jetë kur një grup i vogël vëllezërish të mirosur që marrin drejtimin në organizatë, emërohen si «skllavi besnik dhe i mençur»
-