-
Ekzekutimi i Babilonisë së MadheZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
«Këtu duhet zgjuarsi dhe mençuri: shtatë kokat përfaqësojnë shtatë male, sipër të cilave ulet gruaja. Mbretërit janë shtatë: pesë kanë rënë, njëri është, e tjetri nuk ka mbërritur ende, por kur të mbërrijë, do të mbetet për pak kohë.» (Zbulesa 17:9, 10)
-
-
Ekzekutimi i Babilonisë së MadheZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
2. Ç’përfaqësojnë shtatë kokat e bishës me ngjyrë të kuqe të ndezur dhe në ç’kuptim ‘pesë kishin rënë, njëri ishte’?
2 Shtatë kokat e bishës së egër përfaqësojnë shtatë «male» ose shtatë «mbretërit». Në Shkrime këto dy terma përdoren kur bëhet fjalë për fuqi qeverisëse. (Jeremia 51:24, 25; Danieli 2:34, 35, 44, 45) Bibla përmend gjashtë fuqi botërore që kanë ndikuar fuqishëm tek vepra e popullit të Perëndisë: Egjipti, Asiria, Babilonia, Medo-Persia, Greqia dhe Roma. Deri në kohën kur Gjoni mori Zbulesën, pesë prej këtyre kishin ardhur e kishin shkuar, kurse Roma ende ishte një fuqi e madhe botërore. Kjo përkonte mirë me fjalët «pesë kanë rënë, njëri është». Por, cila ishte ‘tjetra’ që duhej të vinte?
-
-
Ekzekutimi i Babilonisë së MadheZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
6. Cilat perandori krejt të reja dolën në dritë dhe cila korri fitoret më të mëdha?
6 Mirëpo në shekullin e 15-të, në disa vende po formoheshin perandori krejt të reja. Ndonëse disa nga këto fuqi të reja perandorake gjendeshin në territorin e kolonive të hershme romake, ato nuk ishin vazhdimësi e Perandorisë Romake. Portugalia, Spanja, Franca dhe Holanda u bënë të gjitha seli të perandorive me shtrirje të gjerë. Por ajo që korri fitoret më të mëdha ishte Britania, e cila u vu në krye të një perandorie të paanë, ku ‘dielli nuk perëndonte kurrë’. Në epoka të ndryshme të historisë, kjo perandori u zgjerua në një pjesë të mirë të Amerikës së Veriut, Afrikës, Indisë, Azisë Juglindore, si edhe në Paqësorin Jugor.
7. Si erdhi në jetë një lloj fuqie botërore dyshe, dhe, sipas fjalëve të Gjonit, për sa kohë do të vazhdonte ‘koka’ ose fuqia botërore e shtatë?
7 Në shekullin e 19-të, disa nga kolonitë britanike në Amerikën e Veriut u shkëputën nga Britania për të formuar një komb të pavarur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për njëfarë kohe pati konflikte politike mes këtij kombi të ri dhe tokës mëmë. Megjithatë, Lufta I Botërore i detyroi të dyja vendet të pranonin se kishin interesa të përbashkëta dhe të farkëtonin një lidhje të veçantë mes tyre. Në këtë mënyrë erdhi në jetë një lloj fuqie botërore dyshe, e përbërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani kombi më i pasur në botë, dhe Britania e Madhe, çerdhja e perandorisë më të madhe të botës. Ja ku doli edhe ‘koka’ ose fuqia botërore e shtatë, që do të vazhdonte deri në kohën e fundit. Pikërisht në territoret e saj, nisën veprën e tyre Dëshmitarët e Jehovait të ditëve tona. Ndryshe nga koka e gjashtë që mbretëroi për një kohë të gjatë, e shtata do të mbetet vetëm «për pak kohë», derisa Mbretëria e Perëndisë të shkatërrojë të gjitha qeveritë e kombeve.
-