-
Ekzekutimi i Babilonisë së MadheZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Këta do të luftojnë me Qengjin, por, meqë është Zotëri i zotërinjve dhe Mbret i mbretërve, Qengji do t’i mundë, e po kështu edhe të thirrurit, të zgjedhurit dhe të besueshmit që janë me të.»—Zbulesa 17:12-14.
-
-
Ekzekutimi i Babilonisë së MadheZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Ky qëndrim na siguron se brirët do t’i kundërvihen Qengjit, ‘Zotërisë së zotërinjve dhe Mbretit të mbretërve’, sepse qëllimi i Jehovait është që Mbretëria e tij, të cilën ia ka besuar Krishtit, së shpejti t’ua zërë vendin të gjitha këtyre mbretërive.—Danieli 7:13, 14; Mateu 24:30; 25:31-33, 46.
14. Si mund të luftojnë krerët e botës me Qengjin dhe si do të përfundojë kjo përballje?
14 Sigurisht, krerët e kësaj bote s’mund të bëjnë asgjë kundër vetë Jezuit, pasi ai është në qiell, ku ata s’e arrijnë dot. Kurse vëllezërit e Jezuit, mbetja e farës së gruas, janë ende në tokë dhe në dukje më pak të mbrojtur. (Zbulesa 12:17) Shumë nga brirët kanë shfaqur tashmë armiqësi të hidhur ndaj tyre, dhe në këtë mënyrë kanë luftuar me Qengjin. (Mateu 25:40, 45) Por, së shpejti, do të vijë koha kur Mbretëria e Perëndisë «do të thërrmojë dhe do t’u japë fund të gjitha këtyre mbretërive». (Danieli 2:44) Pastaj mbretërit e tokës do të luftojnë deri në fund me Qengjin, siç do ta shohim së shpejti. (Zbulesa 19:11-21) Megjithatë, fjalët e engjëllit mjaftojnë për të kuptuar se kombet nuk do të fitojnë. Megjithëse ato dhe bisha me ngjyrë të kuqe të ndezur me emrin «Kombet e Bashkuara» kanë «një mendim» të vetëm, ata s’mund të mposhtin as të madhin ‘Zotëri të zotërinjve dhe Mbret të mbretërve’, as «të thirrurit, të zgjedhurit dhe të besueshmit që janë me të», ku bëjnë pjesë edhe dishepujt e tij të mirosur që jetojnë ende në tokë. Edhe ata do të kenë fituar nga ana e tyre, duke mbajtur integritetin përballë akuzave të poshtra të Satanait.—Romakëve 8:37-39; Zbulesa 12:10, 11.
-