-
«Vdekja duhet të shkojë në hiç»Kulla e Rojës—1998 | 1 Korrik
-
-
13. Cili vizion i ringjalljes është dokumentuar në Zbulesën 20:12-14?
13 Në Zbulesën 20:12-14 është regjistruar vizioni i Gjonit për ringjalljen tokësore: «Pashë të vdekurit, të mëdhenjtë dhe të vegjlit, tek qëndronin në këmbë para fronit dhe u hapën rrotulla. Por u hap një rrotull tjetër; ajo është rrotulla e jetës. Dhe të vdekurit u gjykuan sipas atyre gjërave të shkruara në rrotullat, sipas veprave të tyre. Dhe deti dha të vdekurit që ishin në të dhe vdekja e Hadesi dhanë të vdekurit që ishin në ta dhe ata u gjykuan individualisht, sipas veprave të tyre. Dhe vdekja dhe Hadesi u flakën në liqenin e zjarrtë. Ky do të thotë vdekja e dytë, liqeni i zjarrtë.»—BR.
14. Cilët do të jenë mes të ringjallurve?
14 Ringjallja do të përfshijë «të mëdhenjtë dhe të vegjlit», si njerëzit e mirënjohur, ashtu edhe ata të thjeshtë, që kanë jetuar dhe kanë vdekur. Ja sepse mes tyre do të jenë edhe foshnjat! (Jeremia 31:15, 16)
-
-
«Vdekja duhet të shkojë në hiç»Kulla e Rojës—1998 | 1 Korrik
-
-
15. Çfarë do të thotë se të kthyerit do të «gjykohen sipas atyre gjërave të shkruara në rrotullat»?
15 Si do të «gjykohen sipas atyre gjërave të shkruara në rrotullat, sipas veprave të tyre», të kthyerit? Këto rrotulla nuk janë dokumentimi i veprave të tyre të kaluara; kur vdiqën, ata u shfajësuan nga mëkatet që kishin kryer gjatë jetës së tyre. (Romakëve 6:7, 23) Megjithatë, njerëzit e ringjallur do të jenë ende nën mëkatin adamik. Pra duhet që këto rrotulla të paraqesin udhëzime hyjnore, të cilat duhen ndjekur nga të gjithë, në mënyrë që të nxjerrin plotësisht dobi nga flijimi i Jezu Krishtit.
-