-
Qyteti që shndritZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
«Në të nuk pashë asnjë tempull, sepse Perëndia Jehova, i Plotfuqishmi, është tempulli i tij, e po kështu edhe Qengji.
-
-
Qyteti që shndritZbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Vërtet, s’kishte nevojë të ndërtohej një tempull i mirëfilltë. Tempulli i lashtë judaik ishte vetëm një model dhe realiteti i atij modeli, tempulli i madh frymor, ka ekzistuar që kur Jehovai mirosi Jezuin si Kryeprift në vitin 29 të e.s. (Mateu 3:16, 17; Hebrenjve 9:11, 12, 23, 24) Prania e një tempulli nënkupton edhe ekzistencën e një klase priftërore që i paraqit flijime Jehovait në dobi të popullit. Mirëpo të gjithë pjesëtarët e Jerusalemit të Ri janë priftërinj. (Zbulesa 20:6) Kurse flijimi më i madh, jeta e përsosur njerëzore e Jezuit, është paraqitur një herë të vetme. (Hebrenjve 9:27, 28) Për më tepër, të gjithë ata që banojnë në atë qytet mund të paraqiten personalisht para Jehovait.
-