-
«Vazhdo ta mbash fort atë që ke»Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Jezui i lavdëroi të krishterët e Filadelfias me fjalët: «I njoh veprat e tua (ja, kam hapur para teje një derë që askush s’mund ta mbyllë) dhe e di se ke pak fuqi, se e ruajte fjalën time dhe nuk e mohove emrin tim.» (Zbulesa 3:8) Duke e ditur se këto fjalë vinin nga një autoritet i madh siç ishte Jezui, të krishterët në Filadelfia duhet të kenë marrë një forcë të jashtëzakonshme. Kongregacioni kishte qenë shumë aktiv, dhe para tij ishte hapur një derë—pa dyshim një derë që u jepte mundësi t’i shërbenin Perëndisë. (Krahaso 1 Korintasve 16:9; 2 Korintasve 2:12.) Ndaj Jezui e inkurajoi kongregacionin të përfitonte sa më shumë nga mundësia që i ishte dhënë për të predikuar. Ata kishin treguar se ishin të qëndrueshëm dhe se kishin mjaft fuqi, që me ndihmën e frymës së Perëndisë, të vazhdonin të kryenin ‘vepra’ të tjera në shërbim të Jehovait. (2 Korintasve 12:10; Zakaria 4:6) Ata u ishin bindur urdhrave të Jezuit dhe nuk e kishin mohuar Krishtin, as me fjalë e as me vepra.
-
-
«Vazhdo ta mbash fort atë që ke»Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Falë predikimit të anëtarëve të klasës së Gjonit, një numër shumë i madh njerëzish kanë kapërcyer derën e hapur për t’i shërbyer Mbretërisë.b
-
-
«Vazhdo ta mbash fort atë që ke»Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
Krerët fetarë të krishterimit apostat që thoshin se ishin judenjtë frymorë, nxitën tinëz qeveritarët që t’ua mbyllnin gojën të krishterëve të vërtetë. Megjithatë, ata u munduan me të gjitha forcat ‘të ruanin fjalën për qëndrueshmërinë e Jezuit’. Kështu, me ndihmën frymore, me atë «pak fuqi», por që ishte shumë domethënëse, ata mbijetuan dhe ishin plot forca për të kapërcyer derën që tani ishte e hapur përpara tyre. Si?
‘Një derë e hapur’
18. Cilin emërim bëri Jezui në vitin 1919, dhe në ç’kuptim u bë i emëruari si shërbëtori besnik i Hezekisë?
18 Në vitin 1919, Jezui e përmbushi premtimin e tij dhe e pranoi grupin e vogël të të krishterëve vërtet të mirosur si ‘skllavin e besueshëm dhe të matur’. (Mateu 24:45-47) Ata morën një privilegj të ngjashëm me atë që kishte Eliakimi, një shërbëtor besnik në kohën e mbretit Hezekia.d Jehovai tha për Eliakimin: «Unë do t’i vë mbi sup çelësin e shtëpisë së Davidit. Atë që ai do të hapë, askush s’do ta mbyllë, dhe atë që ai do të mbyllë, askush s’do ta hapë.» (Isaia 22:20, 22; 40:29) Eliakimi mbajti mbi supe përgjegjësi të mëdha për Hezekinë, pasardhësin e Davidit në linjën mbretërore. Edhe sot, të mirosurve të klasës së Gjonit u është vënë mbi supe ‘çelësi i shtëpisë së Davidit’, në kuptimin që u janë besuar interesat tokësore të Mbretërisë mesianike. Jehovai i ka forcuar shërbëtorët e tij për këtë privilegj, duke e kthyer fuqinë e tyre të vogël në energji të pakufishme, që u jep mundësi të bëjnë një punë kolosale, domethënë të dëshmojnë në mbarë botën.
19. Si i përmbushi klasa e Gjonit përgjegjësitë që i dha Jezui në vitin 1919 dhe me çfarë rezultatesh?
19 Duke ndjekur shembullin e Jezuit, nga viti 1919 e më pas, mbetja e mirosur nisi një fushatë të vrullshme për të shpallur gjithkund lajmin e mirë të Mbretërisë. (Mateu 4:17; Romakëve 10:18)
-
-
«Vazhdo ta mbash fort atë që ke»Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
b Revista Kulla e Rojës, që botohet nga klasa e Gjonit, ka theksuar gjithnjë urgjencën për ta shfrytëzuar këtë rast dhe për të marrë pjesë sa më shumë të jetë e mundur në veprën e predikimit. Për shembull, shih artikujt «Le të shpallin të gjithë lavdinë e Jehovait!» dhe «Zëri i tyre shkoi në mbarë tokën», në Kullën e Rojës të 1 janarit 2004. Në artikullin «Të bekuar janë ata që i japin lavdi Perëndisë», në Kullën e Rojës të 1 qershorit 2004, vihej theksi te hyrja në një ‘derë të hapur’, duke nisur shërbimin e plotkohor. Gjatë një muaji në vitin 2005 një maksimum prej 1.093.552 Dëshmitarësh raportuan shërbimin si pionierë.
-