-
«Vazhdo ta mbash fort atë që ke»Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
«Meqë e ruajte fjalën për qëndrueshmërinë time, edhe unë do të të ruaj në orën e sprovës që do të vijë mbi mbarë tokën e banuar, që të vërë në sprovë ata që banojnë në tokë.
-
-
«Vazhdo ta mbash fort atë që ke»Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
-
-
16, 17. (a) Ç’është ‘ora e sprovës që do të vijë mbi mbarë tokën e banuar’? (b) Në ç’gjendje ishin të mirosurit në fillim të ‘orës së sprovës’?
16 Po ‘ora e sprovës’, ç’është? Me siguri, të krishterët në Azi duhej të përballeshin me një valë tjetër përndjekjesh të tmerrshme nga Perandoria Romake.c Megjithatë përmbushja kryesore është ora e shoshitjes dhe e gjykimit që përfundimisht erdhi gjatë ditës së Zotërisë dhe arriti kulmin në vitin 1918 e më pas. Sprova përcakton nëse dikush është në anën e Mbretërisë së vendosur të Perëndisë a në anën e botës së Satanait. Ajo zgjat për një kohë relativisht të shkurtër, një ‘orë’, por ende s’ka përfunduar. Derisa të përfundojë, të mos harrojmë për asnjë çast se jetojmë në «orën e sprovës».—Luka 21:34-36.
17 Njësoj si të krishterët e paepur të kongregacionit të Filadelfias, në vitin 1918, të krishterët e mirosur të klasës së Gjonit, duhej të përballeshin me kundërshtimin e «sinagogës së Satanait» në kohën tonë. Krerët fetarë të krishterimit apostat që thoshin se ishin judenjtë frymorë, nxitën tinëz qeveritarët që t’ua mbyllnin gojën të krishterëve të vërtetë. Megjithatë, ata u munduan me të gjitha forcat ‘të ruanin fjalën për qëndrueshmërinë e Jezuit’. Kështu, me ndihmën frymore, me atë «pak fuqi», por që ishte shumë domethënëse, ata mbijetuan dhe ishin plot forca për të kapërcyer derën që tani ishte e hapur përpara tyre.
-